Një 16 vjeçar me iniciale Z.M prej dy ditësh është larguar nga banesa e tij dhe familjarët nuk kanë asnjë informacion se ku mund të jetë i mituri.

Të gjendur në këtë situatë, ata kanë njoftuar policinë e Durrësit, e cila ka nisur hetimet për gjetjen e 16 vjeçarit.

Kallëzimin në polici e ka bërë babai i 16 vjeçarit, S.M 47 vjeç i cili ka theksuar përpara efektivëve të policisë se nuk ka asnjë të dhënë se ku mund të ketë shkuar djali i tij.


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)