Ish-drejtoresha e Qendrës Rinore, Jonida Beqo, do të jetë drejtuesja e re e Qendrës Kulturore "Tirana" (Teatri Metropol). Drejtoresha Suela Konjari u largua pasi ka përmbushur mandatin 4-vjeçar.
Suela Konjari, aktore dhe regjisore e talentuar i është përkushtuar gjatë katër viteve të punës në këtë teatër duke kulmuar me disa shfaqje të suksesshme, si “Arturo Ui”, me regji të Armand Borës, “Ata hyjnë pa trokitur”, etj...
E pyetur se cilat kanë qenë kriteret e zëvendësimit të saj në detyrë vetë ish-drejtoresha Suela Konjari thotë se nuk e di se me cilat kritere është bërë zëvendësimi, por atë vetë me kod pune e kanë larguar nga detyra.
Konjari është larguar pasi i është mbaruar mandati. Kështu na kujton se është zbatuar kodi “që punëdhënësi ndërpret marrëdhëniet me punëmarrësin duke respektuar njoftimin në kohe (sipas viteve te punes p.sh 4 vjet pune duhet të njoftohesh 2 muaj përpara”.
Po cilat janë kriteret e zgjedhjes së drejtoreshës së re?
Për Jonida Beqon, një emër jo shumë i njohur në fushën e teatrit, mësojmë se ka mbaruar shkollën për regjisurë në Amerikë. Ndërsa drejtoresha e re e Teatrit të Metropolit e ka lënë prezantimin e saj nesër paradite për median. Drejtohemi tek faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës që ka në varësi Teatrin e Metropolit për të mësuar kriteret e konkursit, por nuk ekziston lajmërimi për ndonjë konkurs.

(Jonida Beqo)

(Suela Konjari)
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com