Largoi me makinë autorin e atentati në qershor, arrestohet i riu në Dibër

Largoi me makinë autorin e atentati në qershor, arrestohet i riu në Dibër

DIBËR- Indrit Belba është arrestuar nga policia e Dibrës, pasi më 6 qershor largoi me makinë autorin e një atentatit.

23-vjeçari u arrestua pasi ndihmoi Ardit Aldedjan duke e larguar pasi tentoi të vriste një 20-vjeçar.

Indrit Belba është nën akuzë për moskallëzim krimi dhe përkrahje e autorit të krimit.

‘Gjykata e Dibrës i ka caktuar 23-vjeçarit, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit", pasi akuzohet se më datë 06.06.2023, në bashkëpunim me 2 shtetas të tjerë, ka ndihmuar për t’u larguar nga vendi i ngjarjes, një 33-vjeçar që tentoi të vriste me armë zjarri një 20-vjeçar, në qytetin e Peshkopisë, si dhe nuk ka kallëzuar për këtë krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Vrasja në Vlorë-Fier, Softa: E njëjta skemë me vrasje të tjera! E kryer nga vrasës me pagesë, mund ta kenë nxjerrë në pritë ose e kanë ndjekur me GPS

Vrasja në Vlorë-Fier, Softa: E njëjta skemë me vrasje të tjera! E kryer nga vrasës me pagesë, mund ta kenë nxjerrë në pritë ose e kanë ndjekur me GPS