Largoi mbëshetësit e Berishës nga PD, Bashës i kushton vendimi i përjashtimit 75 mijë vota më pak! Zëvëndësimet që pritet të bëjë në Komisionet Parlamentare

Vendimi që mori Lulzim Basha dhe kryesia blu, për të pezulluar dhe përjashtuar nga PD anëtarët e Komisionit të Përkohshëm të Rithemelimit, nuk lë Partinë Demokratike me 10 deputetë më pak, por i kushton asaj edhe të paktën 75 mijë vota.

Në listën e të ndëshkuarve nga Basha, bëjnë pjesë 10 deputetë dhe 4 kandidatë që garuan më 25 prill, e ndonëse nuk arritën të fitonin mandatin grumbulluan vota preferenciale.

Nëse hedh një sy në tabelën e rezultateve zgjedhore të 25 prillit, deputetët dhe kandidatët për deputetë që u përjashtuan  apo pezulluan nga Lulzim Basha një ditë më parë, kapin shifrën e rreth 75 mijë e 110 votave.

SA VOTA HUMBI BASHA?

1. Sali Berisha -- 6772 vota

2. Flamur Noka--6853 vota

3. Edmond Spaho---5921

4. Albana Vokshi---2931

5. Agron Shehaj---13855

6. Aldo Bumçi----2138

7. Belind Këlliçi---11601 vota

8. Çlirim Gjata---449

9. Edi Paloka--- 4212

10. Gent Strazimiri--- 2855

11. Ivi Kaso--- 5079

12. Luan Baçi ---5315

13. Oerd Bylykbashi---3756

14. Tritan Shehu--- 3364

Totali 75110

Kjo shifër mund të ishte më e lartë, por në vendimin e orëve të para të së martës, kryesia e PD vendosi të kursente deputetin Luçiano Boçi, që ishte i vetmi që theu herësin dhe mori 10910 vota, por edhe deputeten e Korçës Sorina Koti.

Pas vendimit të përjashtimit dhe pezullimit, PD pritet të zëvendësojë edhe anëtarët e saj në Komisionet Parlamentare.

ZËVENDËSIMET QË PRITET TË BËJË PD NË KOMISIONE:

Oerd Bylykbashi – ZV.kryetar Komisioni për Çështjet Ligjore

Tomor Alizoti – Zv.kryetar Komisioni për Politikën e Jashtme

Sorina Koti - ZV.kryetare Komisioni për Ekonominë dhe Financat

Albana Vokshi - Kryetare Komisioni për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë

Për shkak të rreshtimit me Berishën, vakancë është krijuar edhe në drejtimin politik në qarqe. Belind Këlliçi, Albana Vokshi, Aldo Bumçi, Agron Shehaj dhe Flamur Noka nuk do të jenë më drejtues në Tiranë, ndërsa duhet të zëvendësohen Tritan Shehu në Gjirokastër, Bujar Leskaj në Vlorë, Edmond Spaho në Korçë dhe Edi Paloka në Durrës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • andi: 13/01/2022 07:58

    lulzim basha pa berishen eshte asgje, smerr asnji vote me.

    Përgjigju
  • drini: 12/01/2022 23:02

    Nuk llogariten keshtu moj zonje? Mbledh ca numra dhe i zbret nga vota qe merr opzita. Cfare matematike eshte kjo? Kjo eshte imagjinate, ky eshte opinion nuk eshte aspak reale.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025

Media britanike ‘Metro’: Shqipëria mes pesë destinacioneve spektakolare për të vizituar në 2025