GREQI-Një shqiptar është vrarë në Athinë në lagjen Glifadha sot në mëngjes dhe një tjetër është plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë.
 
Autori hapi zjarr në drejtim të shqiptarëve që ishin të ulur në një lokal, ndërsa nga ngjarja kanë mbetur të plagosur edhe disa grekë.
 
Identiteti i shqiptarit që vdiq, por edhe i atij që është plagosur nuk bëhen të ditur, ndërsa sipas policisë greke bëhet fjalë për një atentat mafioz.
 
Sipas dëshmitarëve, që citohen nga mediat greke, ishin dy autorët e atentatit, ndërsa janë larguar me motor me shpejtësi pas ngjarjes.
 
Ngjarja po hetohet si një larje hesapesh mes shqiptarëve, pasi autorët kanë folur shqip para se të qëllonin mbi tavolinën ku ndodhej viktima dhe i plagosuri.

[gallery]24193[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com