Lasgush Poradeci, helmi që mbante në dollap nga frika e arrestimit dhe letërkëmbimet e tij

Letërkëmbimet e Lasgush Poradecit u botuan me të ardhurat e tyre personale në një përmbledhje nga të bijat e gjeniut të madh të letrave shqipe, Maria dhe Kostandina. E ftuar në studion e Esencës në Report Tv është Marie Poradeci (Gusho). Emisioni Esencë shfaqet çdo të premte dhe të diel në ekranin e Report Tv, ora 21:00.

Marie Poradeci (Gusho): 117 vjet pasi erdhi në këtë botë së bashku me yllin e tij ndriçues, Lasgushi mbetet dëshmia e gjallë se të shprehurit e gjuhës shqipe, në meandrat e një letërsie shkruar "dashurimisht", mund të arrijë në nivele hyjnore të parrokshme prej mendjeve të zakonshme dhe njëkohësisht të prekshme për të zakonshmit. Si në një pikturë të famshme të William Blake, Lasgushi i madh shfaqet edhe sot si i "Moçmi i Kohërave" i cili e prek fjalën me pendën e tij të magjishme duke e kthyer në shkëndijën e një zjarri yjor. Edi Rama për Lasgush Poradecin.

Edi Rama ka aftësinë të flasë thjeshtë për të gjithë. Jemi marrë me rradhitjen e letrave të babait tonë Lasgush Poradeci, ato kanë edhe një bazë tjetër, kopjet e letrave që ai mbante. Në Ditarin e tij, babai mbante shënime për çdo gjë. Njerëzit që i mbështesin sot, janë nëpër lista, ne nuk jemi te listat e tyre!

Është e njëjta sjellje sot me babain si në kohën e komunizmit.

Babait nuk iu njoh kurrë doktoratura, sistemi donte vetëm njerëzit që kishin lindur vetë nga sistemi.

Arkitekti Anton Lufi projektoi shtëpinë tonë private pranë lagjes Ali Demi. Babai rrinte larg nga qyteti, ashtu siç thotë Naimi: Tutje, tutje nga qyteti, nga rrëmuja nga rrëmeti! Lasgushi nga shitja e librit Vallja e Yjeve bleu 500 m tokë, me 2000 franga ari.

Lasgushin në 3 vitet e para të monizmit nuk e mori njeri në punë. Mamaja kish vlerat e saja përballë Lasgushit. Prindërit e mi janë njohur në 25 vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë. Lasgush Poradeci thoshte për dashurinë me gruan e tij: Në themel të bashkimit tonë është atdhedashuria.

Eljan Tanini: Si ishte jetesa e familjes suaj pas luftës?

Marie Lasgush Poradeci: - 3 vitet e para nuk e futën në punë babain! Ata jetonin vetëm me rrogën e mamasë sime. Mamaja kur kthehej nga puna nuk i gjente më kuvertat prej mendafshi, i shiste babai për të mbijetuar. Shitën pajën e mamit per t’u ushqyer.

Donim të bënim një shtëpi muze për Lasgushin, por këtu ka vetëm llafe. Shtëpia në Pogradec ishte në gjendje shumë të keqe, me dy pensione unë dhe motra ime i kemi bërë shkollat. Im At thoshte: ‘’Do më falni bijat e babës se unë nuk bëj dot ndryshe, më vonë do e kuptoni se çfarë babai keni’’!

Lasgushi është spiunuar nga njerëzit që rrinin më shpesh me të. I thanë Lagushit të bente poezi për shokun Enver, të nesërmen duke i rregulluar krevatin, pashë te jastëku pistoletën e tij. Lasgushi donte të vriste veten!

Kur e pyes dikur për Zotin, babai më bëri krahasimin e dashurisë për qenin tonë me dashurinë për zotin. I vogli nuk e kupton dot të madhin.

Qenin tonë Cucin e morëm në Pogradec, e mori babai nga një qenushe.  Cuci na ka gëzuar shumë jetën, edhe në atë mjedis që ishte tepër i zymtë Cuci ishte gëzim për ne. Lasgushit donin ti shkaktonin dëm psikologjik më marrjen e Cucit, shihej ndryshe dhe keq një burrë me qen dhe pallto. 

Lasgushin donin ta nxirrnin në pension në moshën 60 vjeçare.

Duke i ditur të gjitha tiparet e babait, ata i dhanë vizatim dhe bukurshkrim në Gjimnazin e Tiranës, ai kishte nxënës edhe Ramiz Alinë te Gjimnazi i Tiranës.

Lasgushit i dhanë të përkthente gjeometri, nuk pranoi. Mbledhja ne Lidhjen e Shkrimtareve ishte bërë  per ti prishur punë Lasgushit

Eljan Tanini: -A kishte, a mbante babai juaj një kapsulë helmi me vete?

Marie Poradeci: -Vaso Samsuri shkruante libra kot dhe nga ana tjetër tregonte gjëra jo të vërteta për ne. Lasgushi thoshte se nuk shkoj dot në burg, ai as nuk botohej. Helmi ishte diçka e fortë që e helmonte edhe kalin në vend, helmin e mbante në dollap.

Provimi i Filozofisë së Lasgushit ne Austri ishte i thjeshtë, kishte në mendje 300 filozofë që ka bota. Tema e tij ishte: Eminesku dhe ideologjia e tij popullore. Lasgushi bëri parashikimet e tij për Emineskun. Lasgushi thoshte: Unë nuk e di gjermanishten, unë e sundoj atë!

I tha njëherë një vajzë e re Lasgushit, se nuk do vi më, se kanë filluar fqinjët të thonë qe ajo shkon te Lasgushi se bën dashuri. Lasgushi i tha: -Uaaa sa mirë, unë mendova se kanë thënë që po  bëjnë komplot! 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Aleatët shqiptarë të Bashar al Assadit

Ylli Pata: Aleatët shqiptarë të Bashar al Assadit