Komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin ka zhvilluar një seancë dëgjimore me Drejtoreshën e Autoritetit të Konkurrencës, Lindita Lati.
 
Në fjalën e saj, Lati shprehu shqetësimin se operatori privat i ka shitur energji operatorit të shpërndarjes.
 
Lati theksoi se Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim paraprak për konkurrencën, por këto hetime është shprehur Lati, kërkojnë kohë.
 
Ndërkaq, drejtoresha Lati u shpreh më tej se në dhjetor të 2013 –ës, Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar ERE të kryejë rolin e saj.
 
Drejtoresha theksoi se nga ana e saj ERE i ka kërkuar OSHEE që të zbatojë rregulloren e KESH.

“Kemi nisur hetim paraprak per konkurencen. Hetimet e autoritetit te konkurrences marrin kohe deri sat ë mbledhim fakte”, është shprehur Lati.


Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)