Latifi: Dua formacionin e parë
Grezda: Lihtenshtejni prioritet

Latifi: Dua formacionin e parë<br />Grezda: Lihtenshtejni prioritet
Kombëtarja vijon përgatitjet për dy ndeshjet e radhës me Lihteshteinin dhe Maqedoninë, ndërsa sot para medieve kanë dalë Latifi dhe Grezda.
 
Latifi shprehet i gatshëm për të dhënë kontriobutin në cdo pozicion kur trajneri e sheh të arsyeshme, ndërsa kërkon mundësinë e tij për të qenë në fushë në mungesë të Balës dhe Cikalleshit.
 
“Për kombëtaren duhet të pranojmë të luajmë në cdo pozicion, me rëndësi është që të ndihmojmë kombëtaren. Për sa i përket dënimit të Cikalleshit nuk kam përgjigje, i përket trajnerit dhe futbollistit. Unë thjesht duhet të respektoj vendimet e trajnerit.
 
Cdo trajner ka filozofinë e vet, edhe Panucci ka futur gjëra të reja. Është një trajner i ri që ka të ardhme të shkëlqyer.
 
Nëse mungojnë tre lojtarë kemi shanse më shumë për të luajtur sepse zakonisht të parët që zëvendësohen janë sulmuesit. Janë dy ndeshje të rëndësishme, por fillimisht duhet të fokusohemi te Lihtenshtejni” deklaroi ai.
 
Ndërsa Grezda deklaron se “Skuadra duhet të mendojë vetëm për ndeshjen me Lihtenshtejnin sepse nuk është një sfidë e lehtë, sot të gjithë kundërshtarët janë të vështirë, edhe pse në letër e quajmë si një sfidë të fituar duhet ti marrim pikët në fushë.

Të mposhtim Lihtenshtejnin njëherë dhe pastaj të mendojmë për Maqedoninë, edhe atje do të shkojmë për fitore” përfundoi ai. 

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani

GOLAT/ Fiorentina 2-2 Napoli, 'Vjollcët' lënë jashtë Evropës napoletanët! Shënon Rrahmani