Interi do jetë edhe për tre ndeshje të tjera pa Lautaro Martinezin. Në fakt, të paktën tre; Como, Cagliari dhe përsëri Como, këta të fundit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Por është e parakohshme të supozohet se rikthimi i kapitenit të zikaltërve kundër Torinos është i garantuar. Muskuli i dëmtuar është ende i njëjti. Hap pas hapi mjekët e Interit do të duhet të presin të paktën deri në mesin e javës tjetër për të parë se si reagon muskuli i sulmuesit argjentinas ndaj trajtimeve të fundit.
Sigurisht që është një goditje e rëndësishme për Interin, veçanërisht pasi pengesa e parë që duhet kapërcyer është padyshim e lartë, kundër Comos së Fabregasit. 'Senatorët' e ekipit do të kenë nevojë, mbi të gjitha, për kontributin dhe jo vetëm për atë teknik.
Përgjigja morale duhet të vijë nga udhëheqësit e tjerë të dhomës së zhveshjes, nga Calhanoglu dhe Thuram, te Barella, Dimarco, Dumfries dhe Acerbi, për të përmendur vetëm disa nga liderët kryesorë. Ky, më shumë se kurrë, është momenti i tyre.
Një mision që Calhanoglu e ka marrë hapur përsipër. "Kur nuk është aty, ai mungon (Lautaro), si sepse shënon shumë dhe është gjithmonë i rrezikshëm, ashtu edhe për shkak të personalitetit të tij. Por ai nuk është i vetmi në dhomën e zhveshjes , ka edhe të tjerë me përvojë dhe karizëm të madh."
Karizma e tij sigurisht që nuk mungoi kundër Romës. Nesër, do të duhet ta shohim përsëri në stadiumin 'Sinigaglia'.
"Kujtimi i titullit që humbëm me një pikë është ende i freskët, nuk duam që kjo të ndodhë përsëri", deklaroi ai në një intervistë me La Repubblica. "Duhet të vazhdojmë kështu dhe ta përfundojmë ndeshjen sa më shpejt të jetë e mundur", tha turku.
Komente








