Lavdëroi Hitlerin, Elon Musk pezullon sërish llogarinë e Kanye West në twitter: Ka shkelur rregullin kundër nxitjes së dhunës

Lavdëroi Hitlerin, Elon Musk pezullon sërish llogarinë e Kanye West në twitter: Ka shkelur rregullin kundër nxitjes së dhunës

Elon Musk dhe Kanye West

Kanye West është pezulluar nga Twitter dhe është akuzuar për nxitje të dhunës për shkak të postimeve fyese në Tëitter vetëm dy muaj pasi pezullimit të tij të fundit.

Reperi amerikan, i cili tani quhet Ye, postoi një sërë postimesh në Twitter ku në njërin prej tyre tregohej një simbol që kombinonte një svastikë dhe një yll hebre.  Shefit të ri të Twitter, Elon Musk iu kërkua nga përdoruesit që të pezullonte sërish këngëtarin e njohur.

“West ka shkelur rregullin tonë kundër nxitjes së dhunës. Llogaria do të pezullohet”- shkroi Musk.

Gjithashtu të enjten, gjatë një interviste me teoricienin e konspiracionit amerikan Alex Jones dhe me fytyrën e mbuluar me maskë, West lavdëroi udhëheqësin nazist Adolf Hitler, gjë që ngjalli shumë reagime nga kritikët e tij. Kreu i Trustit Arsimor të Holokaustit në Mbretërinë e Bashkuar i përshkroi komentet e West si "të neveritshme".

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota

Çelet në Lushnjë panairi ‘Ditët e Bujqësisë’, pjesëmarrëse 94 kompani nga vendi, rajoni e bota