Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka shkruan Letonia ka nderuar dy dëshmorët shqiptarë që humbën jetën pak muaj më parë.  "Në ditën e dëshmorëve në Letoni, në Camp Adazi u nderuan edhe dëshmorët tanë major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj. Lavdi përjetë!".

Major Klodian Tanushi dhe nëntetar Zarife Hasanaj u ndanë nga jeta në mëngjesin e 6 majit, në një mision për asgjësimin e municioneve eksplozive. Zarife Hasanaj, humbi jetën menjëherë në vendngjarje, ndërsa Klodian Tanushi u nda nga jeta disa ditë më vonë në spital, pa u rezistuar dot plagëve të marra nga shpërthimi i eksplozivit.

Fotoja e publikuar nga Olta Xhaçka