ISIS prej ditësh ka dalë me monedhën e vet e nuk do të mund të përdoret për tregti jashtë territoreve që kontrollon.

Por ajo që është interesante në një nga videot propaganduese është se këtë monedhë e promovon kosovari nga Kaçaniku, Lavdrim Muhaxheri.

Megjihatë, ndërsa lartëson monedhën e tij të re – shkruajnë mediat britanike – ISIS vazhdon t’i paguajë bandat e xhihadistëve me dollarë amerikanë, ndërsa këto të fundit apo edhe monedhat lokale përdoren gjithashtu edhe për shkëmbimet tregtare.

ISIS pretendon se Monedha e artë 21-karatësh dhe me peshën prej 4.25 gramësh do të jetë i barasvlefshëm me 139 dollarë amerikanë.