Lavdrim Muhaxheri shfaqet në
Prishtinë: Serbët luftojnë islamin

Lavdrim Muhaxheri shfaqet në<br />Prishtinë: Serbët luftojnë islamin
"Serbët kanë ardhur në Kosovë për të luftuar islamin". Kështu ka deklaruar nëpërmjet një video Naman Demolli, i rreshtuar përkrah terroristëve të ISIS.

Ai sëbashku me të ashtuquajturin lideri i shqiptarëve të organizatës terroriste ISIS, Lavdrim Muhaxheri shfaqet nëpërmjet një video në Kampusin Universitar të Prishtinës.

Në video ata thonë se Serbia ka ardhur në Kosovë për të luftuar islamin. “Lufta e Kosovës ishte luftë kundër islamit. Kush mendon se lufta e Kosovës ishte luftë për komb, nuk di asgjë nga drejtësia. Ata kanë ardhur për të luftuar islamin”, thotë Naman Demolli.

Ai shprehet se nuk janë kundra fesë ortodokse dhe katolike, por janë kundra priftit të Katedrales së Kosovës, pasi ai ka thënë që nuk do të lejojë ndërtimin e xhamisë përballë katedrales.

“Ata kërkojnë të na udhëheqin, kur ne jemi 98% mysliman. Ku është islami, ku janë hoxhallarët që nuk ngrihen të mbrojnë fenë e tyre? Ne patëm rënë dakort që xhamia do të ndërtohej përballë katedrales, që kush të vijë këtu të kuptojë se ne jemi mysliman”, shpjeon ai në video.

  • Sondazhi i ditës:

    Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?



×

Lajmi i fundit

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot

'I fali 6 milje det, në fund donte t'i falte Himarën' Kreshnik Spahiu: Berisha edhe në aleancë me Athinën nuk fitoi dot