Ndonëse i pakonfirmuar, një lajm që ka ardhur të hënën nga Lindja e Mesme nuk mund të mos i ketë gëzuar shumë grupe njerëzish, në vendin e rajonin tonë, por edhe në atë pjesë të botës, që për interesa që Zoti e di të kujt, është shndërruar në ferr të vërtetë.
Vdekjes apo vrasjes së mundshme të Lavdrim Muhaxherit së pari do t’i jenë gëzuar përkrahësit e tij gjithandej.
Ata që besojnë se nëse vdesin me duart e qullura me gjakun e “jobesimtarëve” do të përfundojnë pa fije dyshimi në ndonjërën derë të xhenetit.
Pra, ata që mendojnë e ëndërrojnë të veprojnë njësoj, si Lavdrimi dhe shokët e tij, të cilët veten e kanë veshur ose duan ta veshin me kompetenca të Krijuesit.
Ata që në emër kinse të fesë heqin koka njerëzish e mbulojnë të gjallë me rërën e shkretëtirës edhe fëmijë.
Pra, ata që me këso barbari mendojnë ta sigurojnë parajsën e të takohen me Allahun.
Një grup tjetër njerëzish që do t’i jenë gëzuar lajmit që thuhet ta ketë përhapur një kanal televiziv kurd pa dyshim janë banorët e atij rajoni fatkeq.
Sidomos ata që Zoti nuk i ka falur të besimit apo sektit të Lavdrimit dhe Lavdrimëve.
Ata që kanë pritur vetëm ditën se kur do ta ndjejnë për pak kohë ftohtësinë e shpatës apo të grykës së armëve të atyre xhelatëve, të cilët me të njëjtin brutalitet tash i luftojnë edhe vëllezërit e deridjeshëm të besimit e të luftës (Frontin al-Nusra dhe luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane).
E ikja nga kjo botë e Lavdrimit nuk ka se si të mos ketë flladitur shpirtrat e trazuar edhe të bashkëkombësve të tij të deridjeshëm.
Sepse, me aktet e tij barbare në Siri, të atilla çfarë ai vetë na i ka ofruar përmes rrjeteve sociale (duke prerë në fyt një të mitur), ai ka lënduar në ekstrem ndjenjat e secilit shqiptar, sidomos të atyre që kanë parë me sytë e tyre ekzekutimin e tillë të familjarëve nga përbindësh të ngjashëm, por që kanë qenë serbë.
Në kushte normale, lufta apo edhe vrasja e Lavdrimit dhe e bashkideologëve të tij terroristë, do të duhej të mos përfillej nga shoqëria kosovare.
Për faktin e thjeshtë se me shqyerjen e pasaportës së Republikës së Kosovës, ai dhe ata kanë dëshmuar se nuk i përkasin këtij populli, pra se nuk përfaqësojnë as kosovarët, as besimtarët islamë të këtij vendi.
Se interesave të kujt i shërbejnë ata do të dëshmojë koha. Ndoshta nuk do të shkojë edhe larg dita kur do të kuptohet krejtësisht se argatë të ç’dreqi ishin.
Por, që nuk kanë lidhje me islam kjo tashmë po shihet ashiqare.
A ka argument më të fortë se kërcënimi i Shtetit Islam, nën flamurin e të cilit lufton Lavdrimi, se do ta shkatërrojnë Qaben në Mekë, vendin më të shenjtë islam.
E një vlerësim për Lavdrimët dhe shokët e “Kalifatit”, të martën e ka dhënë edhe kryemyftiu i Arabisë Saudite, Abdul Aziz Al-Sheikh.
“Idetë ekstremiste, radikalizmi dhe terrorizmi nuk kanë kurrgjë të përbashkët me islamin dhe (autorët e tyre) janë armiku numër një i islamit”, ka theksuar ai.
Se kush janë ata që po u fryjnë dhe zbatojnë këto ide, kryeimami saudit ka përmendur me emër “xhihadistët” e Shtetit Islam, në Siri dhe Irak, si dhe “Al-Qaedan”.
Po ashtu, ai ka përkujtuar se viktimat kryesore të luftës së tyre “të shenjtë” janë myslimanët.
Prandaj, duke e ditur se Lavdrimi është një prej këtyre grupeve që përbëjnë “armikun numër 1 të islamit”, kënaqësinë nga lajmi që një përbindësh i tillë ka ikur nga kjo botë nuk e zbeh demantimi i bërë nga bashkëluftëtarët e tij të martën.
/Shqiptarja.com