Lavezzi dhe uria e golave, për Chelsea më shumë se një kërcënim në Champions

Lavezzi dhe uria e golave, për Chelsea më shumë se një kërcënim në Champions
Ezequiel Lavezzi, që prej vitit 2007 është idhulli i stadiumit San Paolo. Ai ka impresionuar edhe ata që nuk janë tifozë futbolli në qytetin jugor, me driblimet, fintet e bukura, por në vitet e para nuk i kishte shtuar golat.

Tashmë rrjetat e "Pocho" janë bërë të zakonshme: 6 gola në 5 ndeshjet e fundit. Kurrë më parë si kjo.

Në ndeshjen e së shtunës ai inspiroi Napolin në festivalin e golave me fitoren 6-3 ndaj Cagliari. tashmë edhe Chelsea po dridhet në prag të Champions League, pasi përvec disfatës 3-1, duhet të frenojë edhe një Lavezzi në format "alien".

Anglezët mund të kenë një armë më shumë me trajnerin italian Di Matteo në pankinë, por Lavezzi prezanton një siguri për napoletanët. Trajneri Mazzarri do ti besojë atij skemat taktike për sfidën në Stamford Bridge dhe për të kaluar në cerekfinale, një arritje historike që tani është pranë.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

IKMT aksion në terren në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat 

IKMT aksion në terren në bypass-in e Vlorës dhe aksin Orikum-Dukat