Rusia deri më tani nuk ka marrë asnjë shpjegim nga Shtetet e Bashkuara në lidhje me njoftimin e Presidentit Donald Trump në lidhje me rifillimin e testimeve bërthamore.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov e theksoi këtë gjatë një konference për shtyp, duke u rishfaqur në mediat zyrtare ruse pas disa ditësh "heshtjeje".
"Jo, ende nuk kemi marrë asnjë shpjegim përmes kanaleve diplomatike se çfarë nënkuptonte Presidenti Trump kur njoftoi rifillimin e testimeve bërthamore", deklaroi ministri.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Rusia sulme ndaj infrastrukturës energjetike në Ukrainë, Zelensky: 450 dronë dhe 45 raketa të lëshuara! Tre të vdekur










