1761047621_sergeylavrov.jpg

Rusia ka nevojë për garanci që takimi i ardhshëm midis presidentit rus Vladimir Putin dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të prodhojë rezultate konkrete – dhe Rusia është e gatshme për këtë. Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, gjatë Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Minskut për Sigurinë Euroaziatike, sipas agjencive ruse.

“Na duhen garanci që takimi midis presidentëve do të sjellë një rezultat të prekshëm. Ne jemi gati për këtë rezultat. Për më tepër, kur presidentët Putin dhe Trump u takuan në Anchorage, Alaska, ne mbështetëm propozimet që i dërguari i posaçëm presidencial amerikan, Steven Witkoff, i kishte sjellë Moskës një javë më parë,” deklaroi Lavrov në përfundim të sesionit plenar të nivelit të lartë të Konferencës së Tretë Ndërkombëtare të Minskut.

Në të njëjtëjn kohë Lavrov ka thënë se Moska është e gatshme të ofrojë garanci se nuk do të sulmojë Naton. 

 


Lajmi kryesor:

Kompania ruse e naftës Lukoil, njofton shitjen e aseteve jashtë vendit pas sanksioneve amerikane