1700576170_lav.jpg

Sergey Lavrov

Rusia nuk e mbështet terrorizmin në asnjë formë, por nuk beson se lufta kundër tij duhet të shkelë ligjin humanitar.

Kështu u shpreh ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov, duke komentuar konfliktin Izrael-Palestinë, shkruan Tass.

“Dëshiroj të ritheksoj se ne dënojmë çdo formë të terrorizmit, por kur bëhet fjalë për luftën kundër terrorizmit, është e nevojshme të përdoren metoda që as sugjerojnë dënim kolektiv dhe as nuk bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare humanitare, ose më saktë, të themi sinqerisht, e shkelin atë në mënyrë flagrante", vuri në dukje Lavrov në një takim me homologët e tij nga një numër vendesh anëtare të Ligës Arabe dhe Organizatës së Bashkëpunimit Islamik


Lajmi kryesor:

Lufta/ Izrael dhe Hamas në prag të një marrëveshje! Netanyahu: Vendim i vështirë por i drejtë, lufta do të vazhdojë pas armëpushimit