Lavrov tha se, “Rusia e ka përkrahur vendosjen e dialogut Beograd-Prishtinë në mënyrë që të krijohen mundësi për të përmirësuar kushtet e jetesës për popullsinë në provincë”. “Ne i akordojmë një rëndësi të veçantë domosdoshmërisë për të përmirësuar pozitën e komunitetit serb duke marrë parasysh vështirësitë që kjo popullsi has në Kosovë . Në negociata po bëhet progres. Do të biem dakord në çdo zgjidhje që i vjen për shtat Serbisë – u shpreh ministri i jashtëm rus.
Lavrov i cilësoi marrëdhëniet mes Serbisë dhe Rusisë të një niveli strategjik bashkëpunimi por kjo nuk i reflekton plotësisht nevojat dhe mundësitë e të dy shteteve.
Ka potencial të madh në lidhjet ekonomike të dy vendeve - tha Lavrov në një intervistë të publikuar të dielën. “Investimet ruse në Industrinë serbe të naftës janë shembulli i një bashkëpunimi të mirë. Shpresoj që këto investime ta ndihmojnë ekonominë serbe. Për këtë, lidhjet Rusi-Serbi nuk mund të jenë peng i faktorëve të tjerë të jashtëm duke shtuar se përfshirja në BE e Serbisë, apo fillimi i bisedimeve nuk prek partneritetin dhe realizimin e projekteve madhore ekonomike”, - ka theksuar gjatë intervistës së tij, për median ruse, ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov.
Redaksia online
(os/ac/shqiptarja.com)