NATO-ja nxit qeverinë filoperëndimore të Kievit të zgjidhë konfliktin në rajonet rusofone në juglindje të vendit duke përdorur forcën sipas ministrit rus të Punëve të Jashtme.

"Aleanca e Atlantikut ka luajtur një rol shkatërrues dhe është pozicionuar për një rritje të potencialit ushtarak të Ukrainës", deklaroi Serguei Lavrov në një intervistë për "Rossiskaia Gazeta ed El Pais".
"Por është i mundur një rikthim në situatën para konfliktit. Rusia dhe Bashkimi Evropian nuk e kanë kaluar pikën e mos kthimit mbrapa dhe rrjeta e sigurisë e krijuar në vitet e fundit do të jetë mjaftueshëm e fortë që të mundësojë jo vetëm rivendosjen e "status quo"-së së para konfliktit për Ukrainën, por edhe të shkohet më tej", theksoi Lavrov.

Ndërkohë që vetëkm pak javë më parë forcat detare ukrainase njoftuan fillimin e manovrave ushtarake në Detin e Zi me NATO-n dhe SHBA-në me qëllim garantimin e sigurisë së lundrimit në një zonë në krizë.
Rreth 2 000 trupa dhe 12 anije, shtatë prej të cilave ukrainase dhe pesë të vendeve anëtare të NATO-s morrën pjesë në këto manovra të përvitshme "Sea Breeze" në pjesën veriperëndimore të Detit të Zi./ATSH/