Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia nuk ka plane për të sulmuar Europën.
Megjithatë, Lavrov nënvizoi se nëse Rusia sulmohet, do të ketë hakmarrje me të gjitha mjetet ushtarake.
"Ne nuk do të sulmojmë asnjë pjesë të Europës. Nuk kemi absolutisht asnjë arsye për ta bërë këtë. Dhe nëse Europa zgjedh të materializojë kërcënimet e saj për t'u përgatitur për luftë kundër nesh dhe fillon të sulmojë Rusinë, presidenti tha se nuk do të jetë një operacion ushtarak special nga ana jonë, por një përgjigje ushtarake në shkallë të plotë me të gjitha mjetet ushtarake në dispozicion në përputhje me dokumentet doktrinare mbi këtë çështje", tha Lavrov në një intervistë
Në konferencën për shtyp në fund të dhjetorit 2025, Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se Rusia nuk është në luftë me Perëndimin, por është Perëndimi ai që po lufton kundër Rusisë nëpërmjet nacionalistëve ukrainas.
Ai vuri në dukje më parë se Rusia nuk ka dashur kurrë të luftojë kundër Evropës. Por Putin se nëse Europa zgjedh të nisë një luftë kundër Rusisë, nuk duhet të ketë dyshime se Rusia është gati të hakmerret menjëherë.
Komente









