/ATSH-AFP/ - Nënshkrimi nga ana e presidentit Barack Obama të ligjit që autorizon sanksione të reja kundër Rusisë mund të minojnë për një kohë të gjatë marrëdhëniet mes dy vendeve, deklaroi sot ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov.

"Lavrov njoftoi sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë një bisede telefonike se ky ligj që kërcënon Rusinë me sanksione të reja mund të ndërpresë për një kohë të gjatë mundësinë për një bashkëpunim normal mes dy vendeve", sipas një komunikate të Ministrisë rus të Punëve të Jashtme.

Presidenti amerikan njoftoi të enjten shpalljen e një ligji që i jep mundësinë e vendosjes së sanksioneve të reja kundër Rusisë, por deklaroi se nuk ka qëllim të dekretojë të tjera në këtë moment.

Ky ligj autorizon gjithashtu SHBA-në që të furnizojë Ukrainën me armë, një mundësi që Obama deri tani e kishte refuzuar.