Përbërësit:
- Pete byreku të thata
- Salcë domatesh e freskët
- Mozzarella e prerë në feta
- Djathë kaçkavall
- Vaj ulliri ekstra i virgjër
Përgatitja:
Lyejmë fundin e një tave me pak salcë domatesh. Vendosim një shtresë me petë të thata, hedhim sipër përsëri salcë domatesh, pak vaj ulliri dhe pak djathë parmixhano të grirë. Vazhdojmë duke përsëritur shtresat derisa të arrijmë lartësinë e dëshiruar. Mbyllim shtresën e fundit me mozzarella dhe pak parmigiano sipër. E vendosim në furrë të parangrohur në 200°C për rreth 5 minuta, vetëm sa të shkrijë mozzarella dhe të marrë ngjyrë të artë.
Komente












