Lazanjë me perime nga zonja Albana

Lazanjë me perime

Përbërësit:

  • 1 pako lazanjë
  • 1 qepë
  • 1 karrotë
  • 1 spec jeshil
  • 1 spec i kuq
  • 2 patëllxhanë
  • 3 kunguj
  • ½ gotë verë e bardhë
  • Majdanoz

Beshameli:

  • 2 vezë
  • 150 gr gjalpë
  • 150 gr miell
  • 1.5 litër qumësht
  • Djathë parmixhano
  • Arrë moskat
  • Kripë, piper

Përgatitje:

Në një tigan të madh me vaj ulliri kaurdisim fillimisht qepën e grirë imët, më pas shtojmë të gjitha perimet e prera në kubikë. Vazhdojmë kaurdisjen duke shtuar pak kripë dhe piper. Ndërkohë paralelisht vendosim në zjarr një tenxhere ku do të përgatisim beshamelin. Kaurdisim miellin me gjalpë dhe më pas shtojmë qumështin duke e trazuar pa ndërprerje derisa beshameli të lidhet. Në fund shtojmë vezët, kripë dhe arrë moskat.

Vendosim në një tavë një shtresë me beshamel, një shtresë me petët e lazanjës, një shtresë me perime dhe përsëri beshamel, petë lazanje, perime, petë lazanje dhe në fund beshamel. E spërkasim më djathë parmixhano dhe e vendosim të piqet në furrë të nxehtë.         

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump

Ministrat e kryeministrit kanadez Trudeau në Florida për bisedime me ekipin e Trump