Mure të mëdhenj, të gjatë mbi 3 metra dhe më pas tela me gjemba, rrethojnë parcelat me kanabis. Të ndërtuara me beton ngjasojnë me murin e rrethues në Rripin e Gazës.. Por ky mur në Lazarat nuk ka të njëjtin qëllim me murin të cilën e ndërtuan Izraelët për të shmangur kalimin e palestinezëve të hyjnë në tokën izraelite
Në Lazarat ky mur ndan parcelat me njëri tjetrin por dhe mund të shmangur vjedhjet e mundshme dhe të mos duken parcelat me kanabis.
Në reportazhin, i cili shoqërohet me foto, dhe titullohet "Albania cannabis fiefdom at heart of European traffic" tokat, quhen "çiflig", (pra toka në pronësi të një personi apo grupe personash dominues) ku çdo ditë shkojnë qindra gra fëmijë dhe burra për të punuar,ku mbizotëron kodi i heshtjes dhe ku policia e ka të pamundur të ndërhyjë për të vendosur ligjin.
“Çdo mëngjes të rinj, e të vjetër nga e gjithë vendi takohen me të dalë dielli në hyrje të fshatit të ngritur në faqe të malit, ku kundërmon ajri i kanabisit. “- kështu e prezantohet Lazarati në reportazhin e AFP-së para se të urohet “Mirësëveni në çifligun famëkeq të prodhimit të kanabisit në jug të Shqipërisë”
Sipas policisë ndërkombëtare, Shqipëria është bërë furnizuesi kryesor i marijuanës në Europë, shumica e së cilës vjen pikërisht nga Lazarati- ku 2 mijë banorët e këtij fshati, më ndihmën e punëtorëve mëditës prodhojnë rreth 900 ton marijuanë. Sasi e cila vlen 4.5 miliardë euro, afërsisht një e treta e GDP-së së Shqipërisë.
Canabisi është illegal në Ballkan por shumë thonë se policia nuk mundet ose nuk ka vullnet për të hyrë në Lazaratin kuy s’ka ligj.
AFP tregon sesi vendasit, roje të armatosura, hapin zjarr si paralajmërim për të mos hyrë policia në fshat dhe jep dëshminë e gazetarit Aleksandër Çipa i cili thotë se “kriminelët në këtë vend përdorin gratë dhe fëmijët si mburoja gjatë të shtënave me armë me policinë, e cila tashmë ka kërkuar dhe ndihmën e ndërkombëtarëve në këtë luftë.
Në disa foto të publikuara nga kjo agjensi, duken qartë shtëllungat e tymit nga zjarret, të cilat përdoren për të djegur mbetjet e kanabisit.
Janë të shumtë punëtorët të cilët ankohen për dhimbje koke, fyt të thatë, të vjella apo për duart dhe këmbët të cilat u dridhen. Gjatë javëve të fundit, të paktën 700 punonjës janë shtruar në spitale në Gjirokastër.
Në këtë fshat sundon ligji i heshtjes. Asnjë fjalë apo shikim nuk u shpëton drejtuesve të cilët kontrollojnë kultivimin dhe korrjen e fushave të kanabisit.
Genci, njëri prej personave që ka si detyrë punësimin e njerëzve për të punuar në fushat e kanabisit thotë se ”kushdo mendon për veten e tij dhe se asnjëri nuk flet në lidhje se çfarë ndodh në fshat.”
PUNETORET MEDITES
Në oborrin e një shtëpie me pamje nga fshati, i rrethuar me mure të larta betoni në krye me tela me gjemba punojnë në heshtje rreth 30 persona. Puna e tyrë është të heqin farat nga kanabisi i thatë dhe më pas të ruhet në qese plastike. Asgjë nuk dëgjohet vetëm pëshpëritje, e ndërprerë ndonjëherë me ndonjë britmë fëmije, gëzimi apo të qare.
“Për një kile kabanis ata paguhen rreth 10 euro, ndërsa për gjithë ditën mund të paguhesh 17 euro” – tregon Lumja një grua rreth të 60-tat. Drita është një tjetër punëtore e cila në fushën e kanabisit merr me vete edhe vajzën e saj 3 vjeçe.
“Mami , mami shiko, çanta është plot” thotë ajo, e kënaqur që po ndihmon mamanë e vet, duart e së cilës janë bërë me vaj kabanisi, teksa ajo pastron bimët. Për të ruajtur më shuëm para dhe për ti dëguar në familjet e tyre shumë punëtorë vendosen në shtëpi të braktisura në dalje të qytetit. Ka dhe të tjerë që flenë në disa shtëpi, për një 1 euro nata, në një dhomë me 3-4 persona.
2 KILE KANABIS BARAZ ME 1 TON GRURE
Pavarësisht kushteve të vështira, mbjedhja e fushave me kanabis është shumë më fitimprurëse sesa bujqësia.
“Matematika është e thjeshtë, dy kile kanabis kanë vlerën e 1 toni grurë”- tregon një 40 vjeçar me emrin Arben, i cili si të gjithë prodhuesit e tjerë të kanabisit refuzon të tregojë mbiemrin e tij. Por ai tregon me krenari se blen farat në Itali dhe në Holandë për 4-10 euro.
"Një kile kanabis në Shqipëri blihet për 220 deri në 250 euro dhe shitet për 1000-2000 euro në tregun europian" thotë ai.
Arben këmbëngul se fshatarët merren vetëm me prodhimin dhe paketimin, duke ia lënë trafikimin “Bosëve të mëdhenj të cilët kontrollojnë këtë trafik” por pa i përmendur emrat.
Kreu i ri i policisë Shqiptare, Artan Didi ka bërë thirrje për ndihmë nga jashtë. Vitin e fundit janë kapur vetëm 10 ton me kanabis, shumë pak krahasuar me prodhimin vjetor prej 900 tonësh në këtë fshat.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)