Lazimi në Gjenevë: Dixhitalizimi
gati projek-ideja e PostBankës
Në vijim të projekteve për dixhitalizimin e shërbimeve të Postës Shqiptare, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi mori pjesë në Konferencën e Unionit Postar Universal (UPU), me teme " Strategjia Botërore e UPU 2015" e cila u mbajt në Gjeneve, të Zvicër.
Në vijim të projekteve për dixhitalizimin e shërbimeve të Postës Shqiptare, Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Majlind Lazimi mori pjesë në Konferencën e Unionit Postar Universal (UPU), me teme " Strategjia Botërore e UPU 2015" e cila u mbajt në Gjeneve, të Zvicrës. Ndër të tjera në diskutimet e tij, gjatë dy ditëve të zhvillimit të kësaj konference ai hodhi edhe idenë e krijimit në një plani afat-mesëm të PostBank, e cila do të kishte një impakt të rëndësishëm për sektorin financiar bankar në vend.
Ndër çështjet kryesore të cilat u diskutuan nga pjesëmarrësit në konferencë, lidhen me sfidat që përballet dhe mundësitë që ofron sektori postar, identifikimi i klientëve dhe tregjeve potenciale, si dhe cilat modele biznesi duhet të implementohen për t’iu përshtatur sa më mirë kërkesës së tregut dhe zhvillimit ekonomik dhe financiar botëror.
Më tej, në diskutimet e tij Lazimi ka theksuar se pjesëmarrja në këtë konferencë është në vijim të nismave dhe projekteve të ndërmarra nga Posta Shqiptare mbi dixhitalizimin e shërbimeve postare dhe financiare, zhvillimin e një platforme të re gjithëpërfshirëse për mbështetjen e zhvillimit të tregtisë elektronike (e-commerce), projekti i pagesave nëpërmjet telefonit (mobile paymemts platform & e-ëallet) si një instrument i rëndësishëm në përfshirjen financiare të të gjithë qytetarëve, etj.
Gjithashtu, gjatë konferencë u diskutuan një serë çështjesh të tjera si: risitë dhe inovacioni në shërbimet postare dhe financiare, sfidat e tregtisë elektronike ( e-commerce), krijimi i lehtësirave në tregëti dhe zhvillimi i sektorit të bizneseve të vogla dhe të mesme (SME) nëpërmjet rrjetit postar, përfshirja financiare dhe shërbimet financiare nëpërmjet postës, si dhe roli i shtetit në zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori. Për më tepër, u vlerësua kontributi i sektorit postar në ekonominë lokale, rajonale dhe ndërkombëtare në tre dimensione, në atë ekonomik, social dhe ambjental.
Opinionet mbi zhvillimet e fundit të tregut postar vendas dhe ndërkombëtar, Lazimi i ndau edhe në takimet bilaterale të zhvilluara gjatë kësaj konference me Drejtorin e Përgjithshëm të UPU-se, Bishar A. Hussein si me dhe drejtues të lartë të postave homologe, si Drejtorin e Përgjithshëm të Postës Turke, Presidentin e Postës së Brazilit, Sekretarin e Përgjithshëm të PostEurop, Presidentin dhe CEO të Postës Kanadeze, Drejtorin e Përgjithshëm të Byros të Postës Shtetërore të Kinës, etj.
Ndër të tjera në këtë konferencë u shpreh edhe interes i përbashkët për bashkëpunime në projekte dhe fusha të ndryshme të sektorit postar në të ardhmen.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
86.2%
-
Jo
8.6%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 1795
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35