Lazio blindon vendin e tretë,
super Strakosha, ngec Roma

Lazio blindon vendin e tretë,<br />super Strakosha, ngec Roma<br>
Lazio fiton ndeshjen e prapambetur të javës së 12-të të Serisë A ndaj Udineses dhe konsolidon vendin e tretë në renditje. Bardhekaltërit fituan në “Olimpico” 3-0 por një meritë të madhe ka edhe portieri i Kombëtares Thomas Strakosha që ka bërë një superparaqitje duke merituar edhe notën 7.5.

Në pjesën e parë Lazio shënoi vetëm një herë falë autogolit të Samir në minutën e 22-të. Në fraksionin e dytë erdhën edhe dy golat e tjerë me portugezin Nani dhe brazilianin Felipe Anderson. Lazio me 46 pikë në vend të tretë të Serisë A e vetme dhe momentalisht në zonën Champions.

Ndërsa në ndeshjen tjetër të prapambetur ka pasur një barazim spektakolar mes Sampdorias dhe Romës. Vendasit e Sampit shënuan të parët me një penallti të kthyer në gol nga Fabio Quagliarela në fundin e pjesës së parë.

Në pjesën e dytë portieri i verdhekuqve Alisson shpëton portën në disa raste dhe më pas barazon për Romën Edin Dzeko. Sampdoria –Roma mbyllet në barazim 1-1 me verdhekuqtë që shkojnë -2 pikë nga vendi i katërt që mbahet nga Interi.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)

Shkëlqejnë Rajka e Luiza Gega, mbahet Kupa e Republikës në atletikë! Presidenti Stërmasi: Fituesit shkojnë në Ballkaniadë (VIDEO)