Vetëvendosja dhe LDK kanë zhvilluar sonte në mbrëmje takimin e dytë pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Në takim merrnin pjesë liderët e këtyre dy subjekteve politike Visar Ymeri i VV dhe Isa Mustafa i LDK-së, kandidati për kryeministër nga rradhët e LDK—së Avdullah Hoti dhe n-kryetari i këtij grupi politik Lutfi Haziri.
Haziri bëri me dije se çfarë u diskutua në këtë takim dhe çfarë rezultati konkret u arrit. Dy forcat politike synojnë të harmonizojnë qëndrimet politike midis tyre në drejtim të krijimit të koalicionit të ardhshëm bashkëqeverisës.
Koalicioni politik PAN, bashkimi i tre forcave politike (PDK-AAK-NISMA) kanë deklaruar se kanë siguruar numrat e nevojshëm të anëtarëve të parlamentit për të formuar qeverinë e re pas zgjedhjeve të 11 qershorit.
Kandidati i këtij blloku partish është lideri i AAK, Ramush Haradinaj ndërsa për koalicionin tjetër që garoi në këto zgjedhje me emrin LAA (LDK-AKR-ALTERNATIVA) ka prezantuar si kandidat për kryeministër Avdullah Hotin, anëtar i Lidhjes Demokratike të Kososvës (LDK).
Haradinaj kishe dërguar më parë ftesë për takim liderëve të VV dhe LDK por nuk u konkretizua asnjë marrëveshje midis tyre.
PAN ka fituar 39 vende në parlament, LAA 29 vende dhe VV 32 vende.
Redaksia Online
D.V/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com