Në një intervistë për Kossova Press, Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka bërë me dije se kjo parti është në komunikim me opozitën rreth formimit të qeverisë së re, ndërsa duket se i ka mbyllur derën Vetëvendosjes së kryeministrit Albin Kurti. PDK-ja garoi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me Hamzën për postin e kryeministrit, dhe kjo parti ka dalë e dyta në zgjedhje, pas Lëvizjes Vetëvendosje. Hamza tha se do të respektojë Kushtetutën dhe ligjet që fillimisht LVV-ja të provojë të sigurojë 61 deputetë për të mbështetur ekzekutivin e ri.
“Tash jemi në pozicionin e njëjtë. “Jo”-në tonë karshi bashkëpunimit me LVV-në në formimin e ekzekutivit e kemi bërë të qartë. Në anën tjetër, raporti me partitë e dyta dhe partitë tjera që janë në Kuvend, AAK-Nisma dhe pakicat etnike, ne kemi bashkëpunim dhe komunikim për aq sa kohë nevojë ky proces zgjedhor”,
Sipas Hazirit ka më shumë gjasa që Kosova të hyjë në krizë politike se sa në krijimin e një qeverie të re.
“Më shumë ka mundësi me hy në krizë politike sesa në qeveri të re… Por kjo nuk do të duhej me qenë pakufija. As nuk mundet me pas zgjedhje të përbashkëta parlamentare dhe lokale, pasi duhet me pas konsensus për këtë punë. S’mundet të ketë zgjedhje të dyfishta dhe s’ka Kosova komoditet financiar të shpenzojë çdo tre-katër muaj miliona për zgjedhje. S’ka nevojë të projektohen kriza ende pa filluar. Tash flitet për presidentin, a duhet të jetë pjesë e pakos ajo, natyrisht.”
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, shpreh kritika për zyrtarë partiakë që kanë siguruar mandatin e deputetit, por që sipas tij, nuk kanë sjellë asnjë votë përtej partisë.
H.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
1 Prill, 10:16
A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?
-
Po
81.5%
-
Jo
11.2%
-
S'do votoj
7.3%
Vota total: 654
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Osmani zgjedh 15 prillin për konstituimin e Kuvendit të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit! Vetëvendosja, optimiste për formimin e qeverisë
1 Prill, 16:44
-
Kosovë/ Në pritje të formimit të institucioneve të reja
1 Prill, 15:39
-
Shpërthim tek zyrat e reja të Postës së Kosovës në Zveçan, Kurti: Akt terrorist! Radoiçiç i lirë, mesazh që inkurajon kriminelët
1 Prill, 08:38
-
A do ta mbështesë Nisma dhe LVV-në në formimin e qeverisë, Krasniqi: Nuk ka asnjë lëvizje, ato që thuhen janë spekulime
31 Mars, 15:15
-
Kosovë/ Seanca e parë në Kuvend, Kurti: Krahas kryeparlamentarit të ri e betimit të deputetëve, do votohet dhe qeveria e re
30 Mars, 14:59
-
Pasi dështoi vetë të sfidonte Ramën në zgjedhje, Albin Kurti i ka shpresat tek Adriatik Lapaj
28 Mars, 22:32
-
Arben Qirezi: Mes suksesit të Pacollit e skandalit të Kurtit, një ditë kontrasti për diplomacinë
28 Mars, 16:10
-
KQZ e Kosovës certifikoi zgjedhjet, Kurti: Hera e parë që mbyllet një mandat kushtetues, Qeveria jonë do vazhdojë ushtrimin e detyrave
27 Mars, 20:27
-
Kurti e quajti Grenell homoseksual/ Bilali: Albini gaboi rëndë, Berisha: Do ketë pasoja për Kosovën
27 Mars, 19:08
-
Kosovë, KQZ-ja certifikon rezultatet e 9 shkurtit, kush do formojë qeverinë e re?
27 Mars, 16:58
-
Kurti ra pre e 'kurthit' të dy komedianëve rusë, Elezi në Report Tv: Informacionet mund t’i përdorin si shantazh ndaj Kosovës, ka ndërhyrje, biseda është më e gjatë
27 Mars, 13:57
-
Nga Erdogan e Meloni, tek Princ Harry/ Kush janë politikanët dhe emrat e njohur botërorë që ‘ranë në kurthin’ e komedianëve rusë
27 Mars, 08:20