Jehona Lushaku Sadriu

Mes diskutimeve për zgjedhjen e presidentit të ri, LDK thotë se është e gatshme edhe për zgjedhje të reja, nëse procesi dështon.

Kryetarja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu, deklaroi të martën se partia që drejtohet nga Lumir Abdixhiku është e përgatitur për të shkuar në zgjedhje, por theksoi se para kësaj duhet të provohet arritja e një marrëveshjeje për presidentin.

“Si parti jemi të gatshëm me shku në zgjedhje, por njëherë duhet të provohet të arrihet një marrëveshje”, u shpreh ajo.

Deklarata vjen në kohën kur afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit po afrohet dhe partitë ende nuk kanë dalë me një kandidat zyrtar.


Lajmi kryesor:

Osmani në garë për mandatin e dytë, Kurti me sytë nga familja Jashari, ngërçi për presidentin e shtyn Kosovën drejt një krize të re politike