Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, vlerësoi situatën e krijuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese dhe publikimit të aktgjykimit lidhur me zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit.
Kryesia e LDK-së vlerëson se koalicioni i shumicës LDK-AAK-Nisma i ka mundësitë për të kaluar krizën institucionale dhe të hapë rrugë për ndërtimin e institucioneve të reja të vendit.
"Në demokracitë parlamentare vendimet merren me shumicën e votave dhe koalicioni paszgjedhor e ka këtë shumicë", thekson komunikata e dërguar nga LDK. Kryesia e LDK-së kërkon nga kryesuesja e Seancës konstituive, deputetja Flora Brovina, që, në përputhje me detyrimet kushtetuese, sa më parë të thërrasë vazhdimin e Seancës.
"Kryesia e LDK-së i jep mbështetje të plotë Koalicionit LDK-AAK-Nisma dhe partnerëve të tjerë për të implementuar vullnetin e shumicës dërrmuese të qytetarëve të Kosvës për të ndërtuar sa më parë institucionet e reja të vendit", thuhet në komunikatë./ATSH/
/Shqiptarja.com