TIRANE - Pavarësisht se mban mbi tavolinë një ftesë nga kryeministri për konventën historike të PD për sot, për më shumë vende pune e paga, kreu i LDK Nikollë Lesi, anëtar i koalicionit qeverisës, pret një tjetër ftesë nga kreu i PD.
“Në cilësinë e kryetarit të LDK, me autorizim të kryesisë, pas disa kërkesave me shkrim e me gojë drejtuar PD për mbledhjen e tryezës së koalicionit se si do të veprojmë për zgjedhjet e 23 qershorit dhe pas heshtjes totale nga ana e PD, ne si forcë politike do e presim deri më datë 5 prill. Në rast të kundërt, LDK-ja ka të drejtën morale dhe politike për të parë për një koalicion tjetër”, u shpreh Lesi.
Në koalicionin aktual apo në ndonjë koalicion tjetër, Lesi thotë se ai do t’i rikthehet si deputet parlamentit. “Deklaroj se do të kandidoj në qarkun e Lezhës në emër të LDK”, tha Nikollë Lesi.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 30.03.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com