LDK përcaktuese e qeverisë së re
në Kosovë

LDK përcaktuese e qeverisë së re<br />në Kosovë
Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 11 qershor, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përfaqësuesit e partive politike thonë se ende nuk kanë krijuar koalicione paszgjedhore për krijimin e Qeverisë së re të vendit.

 Koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, i njohur si koalicionin PAN, i cili prin me numrin më të madh të ulëseve në Kuvendin e Kosovës, 39 , por edhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka 32 ulëse, synojnë që koalicionin për qeverisje ta krijojnë me koalicionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e Re dhe Alternativës, që ka fituar 29 ulëse.

 Pal Lekaj, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë, thekson se koalicionit PAN, si koalicioni me më së shumti ulëse në Kuvend, do ta ofrojë mandatarin e parë për kryeministër të vendit, Ramush Haradinajn. Sipas tij, Haradinaj është duke komunikuar më Lidhjen Demokratike të Kosovës për krijimin e një koalicioni qeverisës, por ende nuk është konkretizuar ndonjë marrëveshje.

 Megjithatë, siç thotë Lekaj, koalicioni PAN ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm prej 61 deputetësh, që do ta votojnë Qeverinë e Haradinajt, në të cilin numër janë përfshirë edhe deputet të partive tjera.

 “Ne e kemi potencuar, por edhe vet zoti Haradinaj e ka thënë, që i kemi 61 deputetë që do ta mbështesin Qeverinë Haradinaj. Por, në këto ditët në vijim, pritet edhe ndonjë koalicion i mundshëm me subjektet tjera politike. Në këtë rast, mendoj për LDK-në dhe AKR-në. Nëse nuk pajtohemi me LDK-në dhe AKR-në, atëherë ne mund të themi se e kemi një Qeveri me 61 ose 62 deputetë dhe që do të jetë funksionale dhe do t’iu shërbej qytetarëve”, tha Lekaj.

Në anën tjetër, Lëvizja Vetëvendosje, pretendon ta japë mandatarin e saj për kryeministër që do ta formonte Qeverinë e re të vendit, në rast se dështon votimi i mandatarit të ofruar nga koalicioni PAN.

Sidoqoftë, koalicioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës Kosova e re dhe Alternativës, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, nuk kanë dalë më ndonjë qëndrim lidhur me ndonjë koalicion paszgjedhor të mundshëm. / Radio Europa e Lirë

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik

Paris 2024/ Shpërthen viroza, dy gara olimpike në rrezik