“Nuk e përmendi Ibrahim Rugovën kur mbajti fjalim në Kuvendin e Kosovës. Por Edi Rama respektin për presidentin e ndjerë tha se e bëri kur vizitoi varrin e tij”. Për deputetin e hatruar të LDK Lutfi Hazirin, që deshifroi veprimin e kryeministrit shqiptar, ky nuk është nder.

“Fatkeqësisht Edi Rama si kryeministër hyri në radhën e njerëzve që besojnë se Ibrahim Rugova është i mirë vetëm si i vdekur”, theksoi Haziri. Ai tha se Rama dështoi të fitojë simpatitë e kosovarëve në rastin e tij të parë që pati, pasi u bë i pari i qeverisë. “Pse e duan shqiptarët e Kosovës Sali Berishën më shumë se të tjerët, është çështje që ata në Shqipëri duhet ta pyesin veten. Por larg Berishës s’është as Majko”, konstatoi ai.

Deputeti kosovar tha se Rama anashkaloi me qëllim emrin e që, siç po pretendon LDK, nuk e anashkaloi asnjë burrështetas botëror.

Madje Haziri porositi Ramën ta mbajë mend ditën kur gaboi. Ai tha se bojkoti i LDK nuk ka qenë i koordinuar me PDSH. Por sipas tij Rama dëshmoi se në Kosovë nuk e ka partner partinë e Ibrahim Rugovës. “Ata janë të majtë, partnerët e vet i kanë zgjedhur në Kosovë. Ai ka kallu qartë se me kë do me punu në Kosovë. Pra jo me të djathtit”, përfundoi ai.


Shkrimi u publikua sot (18.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)