Aktori i njohur Gent Hazizi rikthehet në Teatrin Kombëtar me një rol kryesor në premierën “5 Djelmoshat” me regji të Helidon Finos.
Në një intervistë për Report TV, ai shprehet se pjesëmarrja e tij në këtë premierë shënon edhe rikthimin e tij në skenën e Teatrit.
“5 Djelmoshat” është shkruar nga Simona Semeniç që është një autore sllovene. Është një dramë-komedi, që nëpërmjet ‘’5 Djelmoshave’’ që janë të moshë 10 dhe 11-vjeçare, trajtohen problemet e shoqërisë sotme. Unë tani po vij në Teatër Kombëtar, dhe tani e shoh që më ngacmon ideja për të pasur sprova të tjera’’,-u shpreh Hazizi.
Ndërsa për sa i përket rolit që do të luajë në këtë dramë-komedi, Gent Hazizi e quan një sfidë.
‘’Fëmijët janë shumë të sinqertë, kështu që është një nga personazhet më të vështirë të karrierës time’’,-u shpreh Hazizi.
Aktori shprehet se Gjergji është roli i parë kryesor që luan në Teatrin Kombëtar, sepse më parë ka pasur role dytësore. Këtë herë ai rikthehet për të luajtur me artistë të njohur e me përvojë si Dritan Borici, Neritan Liçaj, Laert Vasili e Genti Deçka.
‘’Është një personazh shumë interesant. Më është dashur të punoj shumë me kujtesën time emocionale, duke e rikthyer fëmijën e dikurshëm. Kur ma propozoi Helidoni, e mora si një sfidë personale. Është hera e parë që kam një rol kryesor në Teatrin Kombëtar. Është një sfidë për mua të interpretoj me kolegë të mirë’’,-u shpreh Hazizi.
Premiera “5 Djelmoshat” trajton problemet e shoqërisë së sotme, dramat në familje dhe homofobinë. Shfaqja do të ngjitet më 24 shkurt në Teatrin Kombëtar dhe do të vazhdojë të shfaqet në datat 25 e 26 shkurt.
[gallery]21193[/gallery]
Redaksia Online
XH.K/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO