“5 Pyetjet nga Babaramo”, Gjiknuri:
Situata energjitike në vend, në krizë

“5 Pyetjet nga Babaramo”, Gjiknuri:<br />Situata energjitike në vend, në krizë
TIRANE- Situata energjetike në vend ka qenë tema në fokus të emisionit “5 pyetjet nga Babaramo” në “A1 report”.

I ftuar në studio, ministri i Energjetikës Damian Gjiknuri është ndalur tek situata energjitike, duke u shprehur se “qeveria Berisha e ka lënë vendin në një krizë energjitike, me një sistem borxhesh të jashtëzakonshëm”.

Sa i takon problematikës së krijuar me CEZ, ministri Gjiknuri tha se do të punohet për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për dy palët, ndërsa nuk e sheh si mundësi kthimin e CEZ në Shqipëri.

Ministri i Energjitikës është ndalur edhe tek krijimi i linjave të interkonjeksionit me Kosovën si një mundësi për furnizimin e vazhdueshëm me energji për dy vendet, dhe me çmime të favorshme.

Ndërsa sa i takon anulimit të koncensioneve që dëmtojnë interesat e shqiptarëve, Ministri tha se po punohet për shqyrtimin e rasteve, për të parë nëse ka të tilla, e më pas të procedohet.

Më tej, i pyetur për sektorin minerar, ministri Gjiknuri tha se situata në Bulqizë është e vështirë, pasi ka operatorë që operojnë pa licencë dhe në galeri që rrezikojnë jetën e punëtorëve.

Ministri tha se do të merren masa radikale për operatorët e paligjshëm, duke ndërhyrë për të zhvilluar në rrugën e duhur sektorin minerar dhe industrinë në vend.

Si do të zgjidhet konflikti me kompaninë CEZ?
S’besoj se CEZ do të vijë prapë në Shqipëri, dhe s’besoj se kjo është zgjidhje e mirë. Jemi në një situatë që qeveria e kaluar, pothuajse s’bëri asgjë muajt e fundit sa i takon situatës energjetike. CEZ nuk ka respektuar detyrimet kontraktuale, qeveria ka mbyllur sytë dhe nuk ka bërë kontrollet e duhura. Pra ka pasur favorizime. Ndaj sot jemi në pikën kur në sistemin e shpërndarjes së energjisë 45 % e kësaj energjie humbet, nuk arkëtohet. Nuk është vetëm humbje teknike, është vjedhje e pastër, shpërdorim i energjisë. Menaxhimi i arkëtimit të energjisë është në situatë katastrofike. Kur ka ardhur momenti, entet rregullatore kanë mbyllur sytë për interesa të vogla. Ne po marrim disa masa paraprake për të bërë vlerësimin teknik financiar.

Si do ta zgjidhni?
Zgjidhja varet nga negociatat. Objektivi ynë është që t’i japim një zgjiedhje përfunditmare kësaj çështje. Pasi nuk është as shtet, as privat. Që të bësh përmirësim të parametrave financiare apo teknike duhen investime, dhe këto bëhen kur i ke dhënë qartësi pronës së kësaj kompanie. Duhet të gjendet një zgjidhje që çdo palë të ndjehet e çliruar nga ky konflikt. Nuk mund të parashikojmë se çfarë mund të ndodhë në arbitrazh. Por përballja me CEZ është e vështirë, pavarësisht se argumentat janë të forta. Situata në kohë shtyhet gjatë, dhe fundi është i pasigurtë. Zgjidhja më e mirë e përkrahur dhe nga donatorët është gjetja e një zgjidhje të pranueshme që nuk dëmton palët.

Ju jeni që CEZ mos kthehet sërish?
Nuk thashë këtë, por në situatën që jemi, Cez duhet të shtetëzohej. Por pala Çeke mund të thotë që është një veprim i kushtëzuar dhe të mos jetë dakord. Duke u nisur edhe nga penalitet dhënë Cez për mungesë të performancës. Perspektiva është që kompania të dilte prapë në privatizim. Zgjidhja e konfliktit presupozon edhe qartëzimin të plotë të pronësisë. Negociatat synojnë që të arrihet një zgjidhje juridike për të dyja palët. Duhet që pronësia të jetë e qartë, dhe nga ana tjetër të ishtë një zgjidhje e pranueshme.

Ka pasur interes që dikush të blerë aksionet e CEZ?
Ka pasur më parë, por nuk jam shumë në dijeni. Por do të duhet të shihen kushtet financiare. Në do të shohim edhe se çfarë mund të inestohet aty, për ta shëndoshur këtë situatë, qoftë edhe me masa të tjera, për të luftuar vjedhjen e energjisë. Si dhe me hartimin e një strategjie efikase të privatizimit.

Nuk keni pasur asnjë kontakt me CEZ gjatë kësaj periudhe që jeni në detyrë?
Kemi pasur bisedime sa i takon edhe diskutimit të çështjes. Edhe ata nuk janë në kushte të favorshme, dhe janë dëmtuar në reputacionin e tyre si kompani. Ndaj synohet të gjehet një zgjidhje e pranueshme, që eviton dëmet financiare reciproke. Ndaj duhet të ndërhyhet për të ndaluar hemoragjinë në shpërndarje, për të ndaluar situatën kaotike në sistemin energjetik.

Kur mendoni se do gjendet zgjidhja?
Besoj se do të arrihet brenda disa muajve. Shpresoj të lëvizim shpejt për të gjetur një zgjidhje në interes të dy palëve.

Sa i përket marrëdhënieve për shkëmbimet energjitike me Kosovën?
Ekziston një mundësi e mirë me Kosovën, duke krijuar linja interkonjeksioni. Sidomos në periudhat e dimrit, mund të jetë një moment i mirë për të importuar nga Kosova, dhe për të mundësuar furnizim të vazhdueshëm mes dy vendeve. Dy qeveritë respektive po punojnë, dhe në një të ardhme të afërt shpresojmë të bashkëpunojmë në këtë drejtim, në mënyrë që energjia të jetë e shkembyeshme në çmime të leverdishme për të dy vendet.
 
Cilat koncesione do anulohen?
Jemi duke parë disa procedura, pasi qeveria e kaluar, lidhi disa kontrata në ikje e sipër. Duhen gjetur shkeljet, të arsyetohen, të auditohen, dhe në rast se ka të tillë atëherë duhet të prishen këto kontrata. Kontratat që janë skllavëruese për interesat e shqiptarëve do të rishikohen.

A do privatizohet Albpetrol?
Mirë që e plagosën dhe e lanë në atë gjendje, por edhe fushat e mbetura iu dhanë një kompanie pa asnjë lloj efikasiteti. Jemi duke parë procedurat, dhe shumë shpejt do të zgjidhet kjo situatë.

Ne eksportojnë naftë grexho dhe importojmë naftë të përpunuar. Si do zgjidhet?
Tek këto privatizimet e dështuara, ka qenë edhe privatizimi i ARMO-s. Më i intresuar sesa mbarëvajtjet e sektorit, në interes ka qenë të marrim ndonjë lek për fushatë. Energjia është interesi bazë themelor i çdo vendi, për rritjen e tij ekonomike. E ka dhënë ARMO-n pa asnjë interes jetik, dhe dështoi. ARMO është gati në falimentim. Shteti mbylli sytë, bëri ato vjedhjet e fshehta në kurriz të qytetarëve. Kjo është logjika antiekonomike e përdorur nga qeveria më parë. Ka interesa publike që duhet të mbrohen. Por Shqipëria ka dështuar në mekanizmat e kontrollit. Duhet të mendohet se çfarë shpenzimesh do të ndiqen. Këto gjëra duan kohën e tyre dhe ne jemi të vendosur t’i shkojmë deri në fund. Do të ndryshojmë rregulloret, do të biem dakord me kompaninë se çfarë detyrimesh do të njihen.

Albpetrol do dalë sërish në shitje?
Albpetrol mbledh vetëm renton. Do mendojmë një skemë që të jetë eficiente për qeverinë shqiptare. Albpetrol meriton të rihsikohet statusi i tij, qoftë duke parë mundësinë e privatizimit, qoftë duke parë një zgjidhje tjetër të mundshme. Duhet të gjendet zgjidhja më e favorshme për ekonominë shqiptare.

A ka ndonjë bashkëpunim për kërkim naftë në kufirin detar me Greqinë?
Shipëria mirëpret çdo loj investitorë në çfarëdo lloj zone. Nëse zgjidhja e çështjes së kufirit me Greqinë do të jetë sa më e shpejtë, edhe invetimete davorshme janë të mirëpritura.

Sa i takon projektit TAP?
Projekti TAP nuk rrezikohet edhe nga çëshjet e diskutuara më së fundmi në Itali. Është më shumë çështje proceduriale në parlamentin italian. TAP është me interes për gjithë Europën, e cila nuk do jetë më në varësi të gazit nga Rusia. Ky është një projekt strategjik.
 
Sa i takon situatës minerare?
Në ka një turp për çdo qeveri është situata në Bulqizë. Të japësh licenca, vrima, galeri, ku njerëzit punojnë sipër njëri-tjetrit duke rrezikuar dhe jetën, është situata më e keqe. Po vihen në rrezik burimet minerare. Rrezikohet që galeritë të dëmtohet, dhe i kanë hequr mundësinë shqëipërisë të zhvillojë industrinë e rëndë. Ky vend duhet të zhvillojë indrustri, duke i dhënë investitorëve seriozë hapësira të mjaftueshme për të punuar sipas kontrollit të shtetit. Do të merren masa radikale, ka nevojë për ndërhyrje me gjithë forcën e ligjit, forcën e shtetit. Disa mund të jenë marrë edhe me licenca korruptive, por ato s’mund të quhen galeri. Këtij vendi do t’i bëhet edhe një krim tjetër duke u dëmtuar këto pasuri natyrore, ndaj duhet të ndërhyjmë. Çdo detyrim që ka çdo kompani nuk do të falet. Do t’i jepet koha e mjaftueshme të rikuperohen, por detyrimet do të merren, pasi këtë e parashikon edhe kodi tatimor. Ne do monitorojmë zbatimin rigoroz të kontratave, nuk do tolerojmë askënd, por interesi i vendit nuk është të penalizojë, por të mundësojë zhvillimin. Për mua e rrezikshme është situata në ato galeri ku rrezikohen jetë njerëzish. Nevojiten qasje që i japin hapësirë zhvillimit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’

Rama tregon çfarë i shkroi Morinjos gjatë ndeshjes me Kroacinë: Më tha ‘mos fol’