“52 burra për një grua” i
Hysen Sinanit botohet në Francë

“52 burra për një grua” i<br />Hysen Sinanit botohet në Francë
Një nga librat më të hershëm të shkrimtarit dhe përkthyesit të njohur Hysen Sinani është botuar në Francë. 

“52 burra për një grua” përkthehet në frëngjisht me të njëjtin titull nga botimet franceze Societe des ecrivains.

Sipas autorit Sinani, libri është vlerësuar nga botuesit për trajtimin e një teme të veçantë që lidhet me pabarazinë e gruas. 

Emocioni është i çuditshëm është i përzier më tepër me kureshtjen që çdo shkrimtar ka dëshirë ta shohë vetën e tij të përkthyer, ose të shkruar prej vetë atij në një gjuhë tjetër. Shtëpia botuese e priti mirë botimin dhe ja ku u botua” tha autori për gazetaren e Report Tv.

Për herë të parë “52 burra për një grua” është botuar në formën e një tregimi në gazetën “Drita” në vitin 1975 dhe është vlerësuar nga dy shkrimtarë të njohur të kohës, Kolë Jakova dhe Ali Abdihoxha. 

Nuk harroj dy shkrimtar të rrallë tanët, sidomos Kolë Jakova dhe Ali Abdihoxha, kanë ardhur posaçërisht për këtë tregim e më kanë thënë, siç më tha Jakova: Do ta bësh këtë tregim skenar, roman, gjithçka, Nusen mos e lë në hije pasi kështu më ndodhi mua me Loken” shtoi ai.

Botuesit francezë e vlerësojnë librin e autorit shqiptar si një kronikë shoqërore me pamje uesterni. Gjatë publicitetit botuesi francez e njeh lexuesin me historinë e Shqipërisë. 

“Një grua, dy burra. Inkoshienca dhe arroganca. Një aksident dramatik dhe fillimi i luftës 1912, atëherë kur shqiptarët bëhen gati për t’u ngritur kundër forcave otomane. Në një qoshe të vogël të malësisë do të ndizet zjarri kur dy familje të përfshihen në një hakmarrje pa mëshirë. Duke u mbështetur në një plan të thellë e të menduar me histori Hysen Sinani na zhyt me mjeshtëri në një epokë të dhunshme të drejtuar nga lidhjet e gjakut dhe ku baruti bën ligjin”, shkruajnë ndër të tjera botime franceze Societe des ecrivains.

hysen sinani
hysen sinani


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë