“Aksidenti” i Kadaresë në gjysmëfi
nale për çmimin “Angelus”

“Aksidenti” i Kadaresë në gjysmëfi<br />nale për çmimin “Angelus”
TIRANE- “Angelus” çmimi për Letërsinë e Evropës Qëndrore vlerësohet si çmimi më i rëndësishëm në fushën e prozës së përkthyer në gjuhën polake dhe financohet nga Ministria Polake e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare dhe nga e përditshmja polake Dziennik

Romani “Aksidenti” pritet ti dhurojë shkrimtarit Ismail Kadare një çmim të rëndësishëm letrar në vargun e gjatë të vlerësimeve të tij ndërkombëtare. Botuesi i shkrimtarit në Poloni, njofton se romani i Kadaresë është renditur në fazën e gjysmëfinales mes 14 librave të nominuar këtë vit për çmimin “Angelus”, një çmim që jepet çdo vit për librin më të mirë nga Letërsia e Europës Qendrore. “Aksidenti” u botua në Poloni vitin që shkoi e përkthyer nga gjuha shqipe prej përkthyeses së njohur e Dorota Horodyska. Romani ‘Aksidenti’ u prit me interes vitin e shkuar në Poloni.

Ngjarjet e këtij romani trajtojnë një histori dashurie aspak klasike të një çiffti shqiptarësh që kanë vdekur në një aksident automobilistik. Në këtë histori ndërthuren edhe rrafshi politik  ,e krimet e Luftës në Ballkanit, me shërbimet e fshehta, dhe  jehonat ende kumbuese të komunizmit, sikurse edhe rrafshe të tjera filozofike e sociale. Një vit pas botimit të Aksidentit, në “Poloni” sapo është botua romani tjetër i Kadaresë "Darka e gabuar". Çmimi “Angelus është themeluar në vitin 2005, dhe pjesëmarrësi i aprë shqiptarë në të ishte shkrimtari Luan Starova me roamnin e tij “Koha e dhive”. Ndërsa Kadare është përfshirë në këtë garë në vitin 2007 me romanin e tij “Pallati i ëndrrave” dhe  në vitin 2011 me vëllimin me novela “Qorrfermanin” dhe në të dy rastet ka shkuar deri në finale.

Në muajin tetor do të bëhet përzgjedhja finale e 7 veprave më të mira, ndërsa ceremonia shpalljes së çmimit  mbahet në fillim të muajit dhjetor në qytetin Ëroclaë dhe fituesi do të marrë shpërblimin prej 35 000 euro dhe një statuete. “Angelus” çmimi për Letërsinë e Evropës Qëndrore vlerësohet si çmimi më i rëndësishëm në fushën e prozës së përkthyer në gjuhën polake dhe financohet nga Ministria Polake e kulturës dhe trashëgimisë kombëtare dhe nga e përditshmja polake Dziennik.

Jean-Paul Champseix (La Quinzaine Litteraire), pas botimit të “Aksidentit” në 2008-n ka theksuar se romani i Kadaresë, pa dyshim, i ka befasuar lexuesit e tij të zakonshëm. Periudha komuniste, edhe pse është përmendur, nuk është më në plan të parë dhe vetë Shqipëria nuk është më shprehimisht qendrore. Flitej me shaka se në tërë veprat e këtij shkrimtari, nuk kishte as hero, as dashuri. Ky pohim bie poshtë me “Aksidentin”, i cili ka të bëjë kryesisht me natyrën e marrëdhënieve dashurore. Një çift që jeton një dashuri të gjatë, edhe pse shumë të stuhishme, përfundon në një humnerë, pas gabimit të një shoferi taksie. Kryhet një hetim, në përpjekje për të rindërtuar ditët e fundit të viktimave. Si gjithmonë, te Kadareja është e pamundur të vendosësh fakte.

Realja të shpëton, përvidhet, tretet ose merr forma që sfidojnë logjikën. Nuk bëhet fjalë për subjektivitetin e thjeshtë njerëzor ose të mosrrjedhshmërisë së dëshirës ose të rindërtimeve. Realiteti ka të bëjë me tjetër gjë. Të gjallët nuk janë veçse përdorues të një universi, që i shohin veç dukjen. Kadareja, atëherë kur jetonte nën diktaturën staliniste dhe të turpshme të Enver Hoxhës, nuk pati kurë mundësi të trajtonte temën e seksualitetit. Në këtë vepër, ai i kushton një vend të paparë më parë. Megjithatë, erotizmi merr aspektin shqetësues të shfaqjes, zotimeve arkaike dhe sekrete. Ky roman ambicioz, kundër rrymës – e pakta që mund të themi për të – shkëlqen në një arsyetim të stërholluar, tepër tërheqës, që bëhet magjepsës me të gjitha pistat që hap.

Raportet e çiftit kthehen në një antropologji të thurur me tregime të panumërta, të para si “rrëfimi i të vdekurve”. Kadareja gjykonte dikur se censura staliniste kishte vrarë para kohe në trurin e tij “qelizat pararojë, vetë ato që ripërtërijnë artin” (Bisedë me Eric Faye, Corti, Paris, 1991). Sidoqoftë, disa prej tyre duhet t’i kenë rezistuar goditjes… Hetuesi, në fund të romanit, jep frytin e përsiatjes së tij në shkëmbim të pasqyrës që do të marrë me vete në varr. Ai harton një testament, duke dëshiruar që varri i tij të hapet pas një mijë vjetësh, sepse është i bindur se “pasqyrat, te të cilat gratë zbukuroheshin përpara se të putheshin, ose të vriteshin, diçka thithnin prej tyre. Mirëpo në këtë botë shërfillëse askujt nuk i kishte rënë ndërmend të merrej me to”.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 8 Gusht 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com) 


 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar

Tiranë, 22 vjeçari merret forcërisht në makinë dhe dhunohet, 3 të arrestuar