“Albanian Brass” muzikë shqiptare
në Muzeun Arkeologjik të Durrësit

“Albanian Brass” muzikë shqiptare<br />në Muzeun Arkeologjik të Durrësit
Ansambli i instrumenteve të frymës “Albanian Brass” krijoi mbrëmjen e kaluar në Muzeun Arkeologjik të Durrësit një atmosferë të veçantë artistike.

I ftuar në edicionin e 12-të të Festivalit ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës grupi që drejtohet nga dirigjenti dhe trompisti Isak Shehu solli fillimisht pjesë nga krijimtaria e kompozitorëve shqiptarë Kujtim Laro (1947-2004) e Limoz Dizdari, e më pas nga ai italian Nino Rota (1911-1979).

Ansambli “Albanian Brass” është krijuar dy vjet më parë dhe ka në përbërje solistë dhe anëtarë të orkestrave të RTSH dhe të TOB. Spektatorët e shumtë që mbushën sallën e eksponateve të muzeut ndoqën më pas një pjesë tradicionale amerikane dhe “Jericon” e Jonathan Harvey (1939-2012).

Në pjesën e dytë grupi me 9 komponentë interpretoi tre këngë popullore shkodrane dhe vepra nga autorët shqiptarë Simon Gjoni (1925-1991) e Ramadan Sokoli (1920-2008).

Në kuadër të 90-vjetorit të lindjes së kompozitorit Çesk Zadeja (1927-1997) artistët kryeqytetas kishin zgjedhur nga veprat e autorit “Humoreska” dhe tema nga filmi “Skënderbeu”.

Edicioni XII i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës së Dhomës, (Chamber Fest Durrës), që organizohet nga violinistja e njohur durrsake  Nevila Kalaja ka nisur më 29 qershor dhe do të përfundojë më 14 korrik, pas 7 koncerteve të programuara.

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur

Plagosje, aksidente dhe dhunë në familje, 12 të arrestuar brenda 24 orëve në Tiranë! Një i vdekur dhe 5 të plagosur