TIRANE- Kompania ajrore italiane “Alitalia” ka marrë tashmë autorizimin nga Agjencia Ajrore Civile për të zgjeruar rrjetin e shërbimeve midis Shqipërisë dhe Italisë. Numri i fluturimeve të kësaj kompanie nga Tirana drejt qyteteve italiane do të dyfishohet, duke filluar nga data 3 dhjetor 2013. Deri më tani, kjo kompani kryen 50 fluturime në javë, por së shpejti numri i tyre do të rritet deri në 114 fluturime në javë, në mënyrë që t’u përgjigjet kërkesave të mëdha të udhëtarëve nga Shqipëria dhe Italia. Duke filluar nga muaji dhjetor kompania “Alitalia” do të ketë fluturime të drejtpërdrejta nga Tirana edhe në qytetet e Venecias, Veronës, Bolonjës. Ndërkohë, nga data 5 janar 2013 do të ketë edhe fluturime nga Tirana drejt qytetit të Barit. E gjithë kjo, duke zëvendësuar boshllëkun që po le në treg kompania tjetër, tashmë e falimentuar, “Belle Air”.
Prezantimi
Paketa e re e shërbimeve ajrore të Alitalias për linjat ajrore midis Tiranës dhe qyteteve italiane u prezantua dje gjatë një mbrëmje “Gala” në ambientet e Hotel “Tirana International”. Prezantimi u bë nga Enver Mehmeti, përfaqësues i kompanisë “Alitalia” në Shqipëri dhe Marco Quagliarella, menaxheri rajonal i Europës Juglindore i kompanisë Alitalia. Gjatë fjalës së tij theksoi se aktiviteti 20-vjeçar i kompanisë “Alitalia” në Shqipëri e ka konfirmuar profesionalizmit e saj, dhe si e tillë kjo kompani kërkon të ofrojë prodoktu që nuk bazohen vetëm tek biletat por edhe mbi strategji të qendrueshme për të ndikuar në zhvillimin e ndërsjelltë midis Italisë dhe Shqipërisë.
Më tej z. Quagliarella, i cili dukej i emocionuar, prezantoi fluturimet e reja që do të shërbejë “Alitalia” duke filluar nga dhjetori. Menaxheri i kompanisë “Alitalia” për Europën Juglindore, Marco Quagliarella, e theksoi faktin se risia e shërbimeve do të ketë një ndikim pozitiv në marrëdhëniet e Shqipërisë dhe Italisë. Ai u shpreh se rritja e numrit të fluturimeve midis Shqipërisë dhe Italisë, jo vetëm do të përmbushte nevojat e komunitetit të madh të shqiptarëve që jetojnë në Itali, por do të ndikonte pozitivisht edhe tek italianët për të qenë sa më afër Shqipërisë, duke marrë parasysh se gjatë kohëve të fundit marrëdhëniet midis të dy vendeve janë zgjeruar.
Fluturimet
Nga Tirana në Romë, kompania “Alitalia” kryen 14 fluturime në javë, por duke filluar nga data 3 dhjetor 2013 do të ketë 18 fluturime në javë. Ndërkaq, në mars të vitit 2014, drejt Romës do të ketë 21 fluturime në javë. Drejt Milanos fluturimet e “Alitalia”-s do të rriten nga 7 në 14 fluturime në javë duke filluar nga data 1 dhjetor 2013. Drejt Pizës, numri i fluturimeve do të rritet nga 4 në 6 fluturime në jave, duke filluar nga data 10 dhjetor 2013. Linjat e reja, që do të vendosë “Aliatalia” në datën 9 dhjetor 2013 do të jenë drejt Venecies (6 fluturime në javë), drejt Veronës (6 fluturime në javë)dhe drejt Bolonjës (4 fluturime në javë). Duke filluar nga data 5 janar 2014, kompania “Alitalia” do të ketë 3 fluturime në javë në drejtim të qytetit të Barit.
“Raiffeissen” padi në gjykatë kompaninë, nuk shlyen kredinë
Dhjetra qytetarë të cilët kishin blerë biletat tek kompania “Belle Air” shkuan para zyrave të kompanisë "Belle Air", në qendër të Tiranës dhe të revoltuar kërkonin zgjidhje. Ata thanë për “A1 Report” se prej muajsh kanë prerë biletat dhe kompania kërkon që të paguhet dhe 60 euro të tjera shtesë në rast se duan të udhëtojnë drejt Italisë. Qytetarët u shprehën se këto linja nuk të çonin në destinacionin, për të cilin ata kishin prerë biletën disa ditë më parë. Ndërkaq, për qytetarët që kanë prerë biletën drejt Greqisë, zyrtarë të kompanisë i kanë thënë se duhet të prein 30 ditë dhe kompania do i kontakojë me telefon, ose për t'i njoftuar për një fluturim të mundshëm, ose do të rimbursohen.
Indinjimi i qytetarëve ishte në kulm. Madje njëri prej tyre e krahasoi situatën me skemat piramidale të vitit 1997. “Kam 5 orë që pres. Duam të verifikojmë biletën, Kemi paguar 250 euro tani më thonë të paguajnë 60 euro të tjera. Lekët i morën. U bë si në 1997, si piramidë”, u shpreh një klient që e cilësonte absurd pagesën shtesë 60 euro për të mbrojtur biletën. Ndërkohë, disa përfaqësues të policisë private ndodheshin para portës së zyrës së Belle Air për të ruajtur rendin. Nga ana tjetër Banka “Raiffeissen” ka hapur një padi gjyqësore ndaj kompanisë “Belle Air”(çështja civile nr. 7281, date 26 nëntor 2013) për të shlyer kredinë që kjo kompania “Belle Air” i detyrohet bankës.
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com