Kësaj here, rubrikën “AMARCORD”, kryeministri Edi Rama ia ka dedikuar aktorit të mirënjohur shqiptar që humbi jetën mëngjesin e sotëm Bujar Lako.

Kryeministri Rama e ka vlerësuar talentin e aktorit si mbreslënës duke u shprehur se kurrsesi nuk do të kishte asnjë regjisor të madh që mund ta kishte refuzuar atë të bëhej pjesë e kastit të filmave të tyre.  

Lako i përkiste njërit prej degëzimeve më fisnike të Frashërllinjve, derës së Sulejmanbellinjve për këtë arsye, kreu i qeverisë ka vlerësuar edhe më tepër faktin se aitrashëgonte po të njëjtat vlera të familjes prej nga ai kishte prejardhjen.

 “U prehsh në paqe i shtrenjti Bujo, ylli yt në qiellin e kinemasë do të ndrisë përgjithnjë për të dëshmuar pavdekësinë e artit tënd”, mbyll postimin e tij Rama në rubrikën “AMARCORD”

rama
(Postimi i plotë i kryeministrit Rama në Facebook)