“Antik art”, 25 artistë nga bota vijnë 
në Himarë, ekspozita ne qersho

“Antik art”, 25 artistë nga bota vijnë <br />në Himarë, ekspozita ne qersho
TIRANE-  “Antik art”, një koloni ndërkombëtare me 25 artistë nga vendet e rajonit dhe botës, zhvilloi dje një takim me Kryetarin e Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro. “Antik art”, është një komunitet artistësh visualë, të cilët punojnë në pikturë, mix-media, skulpturë dhe punime më dorë. Profili i i tyre këtë javë ishte Kryetari i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.

Ata e vizituan Goron në zyrën e tij, për të prezantuar disa projekte konkrete artistike. Tema e këtij muaji është natyra mahnitëse e bregdetit shqiptar, që nga Llogoraja, Dhërmiu, Jala, Himara e më tutje, duke e përmbledhur këtë në një ekspozitë që do të jetë e hapur për banorët e Himarës dhe për turistët në fillim të këtij qershori.

Artistët, kanë disa ditë që janë vendosur në plazhin e mrekullueshëm të Jalit.  Ekspozita me punët e artistëve, që do të ketë në fokus Himarën dhe zonat përreth saj, është vetëm fillimi i një tradite, e cila mendohet të bëhet e përvitshme , duke hapur kështu një dritare më shumë për të gjithë ata që e duan artin, e kanë dëshirë të ndjejnë aromën e mrekullueshme të natyrës fantastike që zonat e bregut shqiptar kanë.


Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 29 Maj 2015

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës

Përfundimi i votimit/ Mbërrijnë kutitë e para në stadiumin e Himarës