“Arti në kulinarinë ilire”, një film
dokumentar mbi recetat ilire në Berat

“Arti në kulinarinë ilire”, një film<br />dokumentar mbi recetat ilire në Berat
Arti i kulinarisë shqiptare, zanafilla e të cilit daton që në periudhën ilire, është sjellë përpara publikut nëpërmjet një dokumentari shumë interesant nga Ahmet Dursun.

Shqiptar, i lindur në Mersin të Turqisë, Ahmet Dursun prej 25 vitesh jeton dhe punon në Shqipëri, por në 15 vitet e fundit, prioriteti i tij ka qenë rikthimi i recetave të harruara të Mesdheut.

Shqipëria nuk ka pasur kurrë fatkeqësi të mëdhaja përveç ishullit të Sazanit që i është djegur kështu që në të gjitha hapësirat aty ku nuk ka prekur dora e njeriut, vijon të mbetet një fushë dhe tokë e virgjër, si shumë mijëra vite më parë. Bimët na orientojnë për të gjetur recetat më të mira” tha ai.

Këtë nismë ai e ka filluar nga qyteti i Beratit, ka gërmuar thellë në historinë e tij, për të risjellë kultura që populli duket se i ka harruar. Sipas Dursun, Shqipëria ka të gjithë potencialin e duhur natyror për të pasur një kulinari të pasur dhe një traditë të hershme në fushën e gatimit.

Të gjitha periudhat na ofrojnë një pasuri në rast se dimë ta mbajmë atë që kemi të vjetër. Fatkeqësisht që ajo bukë apo mish qingji nuk gatuhet më siç gatuhej më parë. As në kulturat e tjera” përfundoi ai.

Ai do të vazhdojë rrugëtimin e tij me një seri dokumentaresh në vende të tjera të Shqipërisë, ku toka është e paprekur nga dora e njeriut dhe pasuritë natyre janë ende të pranishme, që nga kohët më të hershme.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'

Nxiti protesta masive, presidentja e Gjeorgjisë i vë veton ligjit për 'agjentë të huaj'