“Asgjë sikur dielli” performon deri në
orët e vona në festivalin e Beratit

“Asgjë sikur dielli” performon deri në<br />orët e vona në festivalin e Beratit
“Festivali multikulturor” nisi në një atmosferë entuziaste në mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Beratit. Në këtë qytet me vlera muzeale dhe historike po mbahen një larmi aktivitetesh. Përgjatë pedonales janë hapur panairet e librit dhe panairi i artizanit. Në një kënd tjetër të pedonales ka tërhequr vëmendjen e banorëve grupi i njohur “Asgjë sikur dielli”, i cili ka performuar deri në orët e vona të natës. 

Kryetari i bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj, gjatë çeljes së festivalit falënderoi organizatorët dhe ftoi qytetarët që të shijojnë aktivitetet.

''Mirëpritni të gjithë turistët që kanë ardhur në këtë qytet, sidomos disa francezë dhe na kanë bërë disa kalldrëme të mrekullueshme'', u shpreh Sinaj.

“Berati është vetë një risi, pasi çdo vit sjell surpriza të reja për festivalin, u shpreh organizatorja e festivalit Julia Sinanaj, në emër të organizatës “Njerëz dhe ide”.

''Këtë vit kemi bande të reja, kemi aktiviteti të reja. Kemi më shumë focus në trashëgimi, kemi panairin e librit'', u shpreh Sinanaj.  

Nënkryetarja e bashkisë së Beratit, Teuta Muçogllava theksoi se ky aktivitet kulturor po ndikon për zhvillimin e turizmit në qytet. 

''Sa po vjen dhe po jep impaktin e vet për jetësimin e kësaj pedonalje dhe për krijmin e një atmosfere në këto ditë të nxehta vere'', u shpreh Muçogllava. 

Për tre ditë dhe net qyteti i Beratit do të jetë epiqendra e aktiviteteve kulturore dhe artistike në vend, ku atmosfera festive me të ftuar nga vendi dhe bota do të përcjellin mesazhin “Promovo Shqipërinë tënde”

asgje sikur dielli

festivali beratit

festivali beratit
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit