Sipas deputetit demokrat Genc Pollo, i kërkuari i drogës në Greqi është Kelmend Balili, drejtori i Transportit për qytetin bregdetar të Sarandës. I ftuar në emisionin Rreze Dielli në Report TV Pollo tha se Balilin e denoncuam më 8 maj të 2014 si të lidhur me krimin

"Dje në darkë keni njoftimin e policisë greke për kapjen enjë rrethi trafikantësh droge në të cilin kërkohet një drejtor i trasnporteve të Sarandës si shef i këtij qarku trafikantësh droge. Më 18 maj të vitit 2014 PD e ka denoncuar me emër e mbiemër që është drejtori i transporteve dhe është Klemend Balili. Më kujtohet data, e nxora dhe në faqen time në FB. Europa, Shqipëria e bota ka njerëz që merren me tregun e drogës, përsa kohë ka kërkesë. Por që këta të kenë precedent penalë ,të jenë dënuar nga gjykatat shqiptare e të tjerë, të emërohen drejtorë në drejtori të rëndësishme rajonale, të denoncohen nga opozita dhe të mos iu skuqet faqja asnjërit e të provohet që jo vetëm kanë bërë vepra penale por shfrytëzojnë postin për të mbuluar këto vepra penale dhe të turpërpohet Shqipëria kaq keq. Ndërkohë, kemi një kryeministër që thotë se investoj shumë për imazhin e Shqipërisë” tha ai.

klemend Balili
(Kelmend Balili, si ishte në vitin 2006 (majtas) dhe foto e kohëve të fundit (djathtas)