“Bashkëqeverisja me njerëzit”,
Rama lajmëron mbledhjen në Dibër

“Bashkëqeverisja me njerëzit”,<br />Rama lajmëron mbledhjen në Dibër<br>
Pas dëgjesave të gjata me qytetarët fill pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit 2017, në kuadër të së ashtuquajturës bashkëqeverisje me qytetarët, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar vijimin e zbatimit të këtij projekti.

Sikurse bën me dije shefi i ekzekutivit, projekti do të vijojë në bashkinë e Dibrës.

“Sot dhe nesër qeveria në Dibër, vendime, projekte, bashkëqeverisje me njerëzit dhe punë e durim për Dibrën që duam, për Shqipërinë që duam”, shkruan Rama në Twitter.

Dibra është një zonë e nxehtë elektorale për socialistët, të cilët e rifituan bashkinë, pavarësisht skandalit seksual të ish-kryebashkiakut Shukri Xhelili.

Kohët e fundit, deputetja e PDIU-së Reme Lala, ka sulmuar kryebashkiakun Muharem Rama për korrupsion, duke nisur kështu një betejë të parakohshme elektorale me aleatët apo ish-aleatët e PS (në fakt marrëdhënia mes dy partive jo gjithnjë është shumë e kristaltë).

Pas një mbledhjeje të ngjashme në Vlorë, Dibra është e dyta në radhë, ku gjithsesi qeverisë do t’i duhet të përballet me çështjen delikate të nisjes së punimeve të Rrugës së Arbrit, gjë e cila duket se është ende në “kalendat greke”.

s.k/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)

Shpërthim me tritol në banesën e 50-vjeçarit në Fushë-Krujë (EMRI)