Brenda shtëpisë së Big Brother kanë nisur bisedat e para mes banorëve dhe afeksioni ndërmjet tyre.

Disa dëshirojnë të tregojnë më tepër për jetën e tyre që në javën e parë të qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Jona dhe Arditi kanë qenë dy prej banorëve të cilët kanë nisur kanë nisur të rrëfejnë me njëri-tjetrin mbi historitë e tyre jashtë shtëpise.

Ajo i tregon Arditit se ka qenë e fejuar më parë për tetë vjet.

Arditi i’a kthen duke i shpjeguar se kjo është gjë e mirë se tani që ndodhet këtu nuk është as e lidhur as e fejuar.

Ndërsa Arditi në lidhje me jetën e tij private tregon se ka tri vite që është kthyer në Shqipëri dhe nuk ka pasur asnjë lidhje.

Kjo gjë sigurisht e habit Jonën e cila ngulmon të dijë se pse ai ka bërë këtë zgjedhje.

Por përgjigja e Arditit lidhet me faktin se jeta e tij me anagazhime nuk e lejon që të krijojë një marrëdhënie të rregullt.

Jona e kundështon me arsyetimin se Meridiani është një nga ata që bënë të njëjtën punë si ai dhe ka një marrëdhënie të gjatë.

Arditi kërkon ti shmanget kësaj bisede duke e pyetur se përse ajo është ndarë me të fejuarin?

Jona i përgjigjet se nuk është ndarë por ka ndodhur një aksident dhe ai ka vdekur. Arditi mundohet ta ngushëllojë.

(b.t/shqiptarja.com)