Ai padyshim është spektakli më i ndjekur, që të shtunën mbrëma gozhdon para ekranit numurin më të madh të teleshikuesve si brenda vendit ashtu dhe në rajon e më gjerë. Bëhet fjalë për shoun televiziv “ Big Brother”, i cili do të startojë në edicionin e tij të gjashtë që sipas të dhënave flitet se mund të nisë më 15 shkurt. Spektakli i këtij viti mendohet të jetë ndryshe duke sjellë risi, pasi për çdo vit ky spektakël sjell surpriza të ndryshme. Mësohet se ky spektakël duhet të jetë në ditët e fundit të tij, për të startuar në mesin e muajit shkurt. Nëse janë përzgjedhur garuesit e parë flitet se po punohet për ngritjen e panelit, ku nuk do të jenë më një analist si edicionet e shkuara, por do të jenë më shumë dhe këto emra të njohur të fushave të ndryshme.
Mendohet se pjesë e panelit do të jenë emra të njohur nga fusha të ndryshme, të cilët do të komentojnë mbi lojën e konkurrentëve, por kjo gjë ende nuk bëhet e ditur nga vetë organizatorët, që më shumë kanë preferuar të heshtin se sa të përgjigjen.
Ne mundëm të kontaktonin dy prej emrave të cilët mendohen se do të jenë pjesë e këtij spektakli.
Artan Fuga është njëri prej emrave të njohur në fushën e publicistikës, gazetarisë dhe filozofisë. Madje konsiderohet një prej mendjeve të ndritura tona. Ja si iu përgjigj Fuga, pyetjes tonë me një prononcim nga vetë ai: “Kjo nuk do të thotë se lajmi nuk është i vërtetë. As i vërtete as i pavërtetë. Unë nuk i vlerësoj aspak analistët televizivë, një dorë parazitësh... E çfarë do të më donte publiku mua opinionist, te “Big Brother-i”?, pyet dhe çuditet Fuga a thua se këtë gjë po e dëgjon për herë të parë dhe sipas këtij konteksti duket qartë dhe nëse ia kërkojnë një gjë të tillë Fuga nuk do ta pranojë kurrsesi të rrijë dhe të komentojë garuesit e këtij spektakli. E ndërsa lidhur me një opinion se si e sheh ai këtë spektakël, Fuga nuk ka preferuar të flasë.
I dyti që kontaktuam është panelisti tashmë i përvitshëm Arjan Konomi. Vetëm pak orë përpara se të largohej nga Shqipëria ai u shpreh se nuk e kishte idenë më të vogël se kush do të ishte në panel. “Nuk e di a do të jem pjesë e panelit të “Big Brother”-it”. Po ndonjë emër tjetër dini pasi kam dëgjuar se do të jetë Artan Fuga, Delina Fico, dhe kur do të nisë?, e pyes unë. “Jo nuk di madje s’më kanë njoftuar as mua”, përgjigjet Konomi. Nëse do të jeni pjesë e këtij reality show a nuk mendoni se është pak vonë:, “Po është pak vonë”, më shpjegon Konomi, i cili as ai vetë nuk mundet të më japë më shumë informacion.
E fundit që mësuam se do të jetë pjesë e këtij paneli është aktivistja për të drejtat e njeriut dhe opinionistja e njohur për çështje të ndryshme sociale, Delina Fico. Aktualisht, Delina ndodhet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Nuk do tË jem pjesË e BB, madje as më kanë bërë një propozim të tillë. Me kanë bërë një propozim të tillë para dy vjetësh, por thashë “Jo”, se une nuk i ndjek reality shoës:, përgjigjet Dalina.
Ajo çfarë është e sigurtë në lidhje me këtë “reality show” është se do të nisë së shpejti dhe prezantuesja e tij për të gjashtin vit rresht do të jetë Arbana Osmani.
/Shqiptarja.com