Në ditët e sotme ajo është një nga aktoret më të paguara të erkanit.

Ndërsa në vitin 1992 po përpiqej të bënte një emër si modele dhe të hynte fuqishëm në industrinë e modës.

Kjo nuk ishte shumë e vështirë për Sofia Vergarën, e cila kishte dhe ka ende një trup për tu pasur zili.

Fotot e publikuara së fundmi paraqesin aktoren 41 vjeçare kur ajo ishte vetëm 20 duke pozuar me rrobe banje të ngjyrave të ndryshme.  

sofia vergara

Fotot janë shkrepur vetëm katër muaj pasi ajo kishte sjellë në jetë djalin e saj të parë Manolo dhe duket me të vërtetë e mahnitshme.

Madje është e vështirë të besohet në këto foto se Sofia ishte bërë tashmë mama.

Vergara u martua në moshën 18 vjeçare me të atin e Gonzalos, për tu ndarë vetëm pas pak kohësh me të.

Në intervistat e dhëna Sofia ka thënë se të qenit një mama e ndarë në një moshë fare të re e ka bërë atë të jetë më e suksesshme dhe më luftarake për gjërat që do.

Edhe pse vitet kalojnë duket se aktorja bukuroshe bëhet akoma më seksi me kalimin e viteve.

(b.t/shqiptarja.com)