Për shumë nga të pranishmit në ndarjen e çmimeve “Emmy Awards” momenti i shumëpritur ishte ai i betejës ndërmjet filmave “Netflix's House of Cards” dhe “Breaking Bad”, e cila u finalizua me fitoren e këtij të fundit.

Aktorja e dramës kriminale “Brekaing Bad”, Anna Gunn fitoi çmimin “Best Supporting Actress”, duke lënë të mërzitur dy yjet e tjerë në film Bryan Cranston dhe Aaron Paul, të cilët nuk morën asnjë çmim individual.

anna gunn

Megjithatë drama në të cilën ata janë protagonistë u shpall më e mira në 65 vjetorin e çmimeve “Emmy Awards” dhe sigurisht që kjo ishte një atrsye për të festuar.

Më pas Kerry Washington prezantoi çmimin për “Aktorin më të mirë mbështetës”, i cili u shpall Bobby Cannavale.

aktoret e breaking bed

(Blerta Tusha/shqiptarja.com)